Bordi i Transparencës vendos rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës

18:21, 17/01/2023

Bordi i Transparencës këtë 17 janar ka marrë vendimin për ndryshimin e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Duke iu referuar të dhënave lidhur me bursën Platts, ka dhe ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar.

Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë, pra nga 199 lekë që ishte do të shitet me 208 lekë për litër.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës.

Nga 178 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër, e ndërsa gazi mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri me pakicë.

Konkretisht çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco