SYRI TV/ FMN mbetet i shqetësuar për rreziqet e PPP-ve në Shqipëri: Rritja ekonomike do ngadalësohet

13:09, 15/01/2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë  të ngadalësohet në 2% në vitin 2023, nga 3.7% që është vlerësimi për vitin 2022.

Në një intervistë për revistën Monitor, Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun deklaron se rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë.

Më tej shefja e misionit të FMN-së bën me dije emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike.

Yan Sun shprehet se shkak rrënjësor i këtij migrimi të jashtëzakonshëm është i lidhur ngushtë me çështje strukturore më të gjera dhe afatgjatë në vend.

Sipas saj trajtimi i këtyre çështjeve strukturore, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe institucioneve, frenimin e korrupsionit dhe adresimin e nevojave të zhvillimit njerëzor, si dhe investimin në kapitalin njerëzor, do të ndihmonte në uljen e emigrimit.

Sa I takon  sistemit aktual të taksave  në Shqipëri, Sun deklaron se  është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit.

Ndaj ajo bën me dije se ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit, pasi Përvojat e vendeve kanë treguar se stimujt “ad hoc” tatimorë nuk i nxisin investimet.

Shefja e misionit të FMN-së thekson se ky mission mbetet I shqetësuar  për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në process, pasi kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.

Yan Sun shprehet se Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco