Ministrja Rizvanolli tregon të arriturat në Minierën e Trepçës

Ministrja Rizvanolli tregon të arriturat në Minierën e Trepçës

19:01, 03/12/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar të arriturat e minierës së Trepçës për këtë vit.

Rizvanolli krahas fotografive të takimit të kryeministrit Albin Kurti me udhëheqësit e minierës, thotë se zhvillimi i saj është kthyer në binarë, njofton Syri.net Kosova

“Më 2022 Tepça ka pagën mesatare 805 euro për minatorë, angazhim të mbi 200 punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, investimet kapitale janë rritur për 20% dhe është bërë kursimi i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprakt”, ka shkruar Rizvanolli.

Rizvanolli, mes tjerash, ka thënë se miniera e Trepçës do të vazhdojë të ketë përkrahjen e qeverisë.

“Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën. Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco