Kategoritë më në nevojë nuk aplikojnë për subvencionimin në pajisje të energjisë efiçiente

Kategoritë më në nevojë nuk aplikojnë për subvencionimin në pajisje të energjisë efiçiente

15:29, 30/11/2022

Vetëm dy aplikime të nënave vetushqyese dhe zero aplikime të familjeve me asistencë sociale, në thirrjen e ministrisë së Ekonomisë në raundin e dytë për subvencionimin në pajisje të energjisë efiçiente.

Ministria e Ekonomisë në raundin e dytë të thirrjes për t’u pajisur me pajisje të energjisë i ka futur edhe dy kategori; familjet me asistencë sociale dhe nenat vetushqyese, duke bashkëpunuar me Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.

Në interesimin se sa nëna vetushqyese kanë aplikuar në thirrjen e fundit për pajisje efiçiente të energjisë, sipas drejtorit te QPS-a, janë vetëm dy raste të nënave vetushqyese qe kane kërkuar vërtetim qe konstaton se janë nena vetushqyese, për të aplikuar pastaj në ministri.

“Deri më tani kemi pas vetëm 2 raste të Nënave vetushqyese të cilat kanë aplikuar për konstatim zyrtar që dëshmon se janë prind vetushqyes, për të aplikuar për në thirrjen e Ministrisë së Ekonomisë lidhur me pajisje për efiçiente të energjisë” thuhet ne pergjigjen e drejtorit te QPS-s, njofton gazetari, Venhar Isufi.

Për kategorinë e familjëve me asistence sociale, ministria ka vendosur që këto familje, nëse nuk kane pajisje përmes së cilës mund të aplikojnë, mund ta bëjnë përmes Qendrës për Pune Sociale.

Sipas drejtorit te QPS-s, Vebi Mujku asnjë kërkese nuk është dërguar deri me tash, ai ka theksuar se kjo përkrahje nga ministria është e paarritshme për familjet me asistencë sociale meqë të njëjtit kane obligime te tjera dhe, nuk mund të paguajnë pjesën tjetër të obliguar nga ana e tyre.

“Në rast se nuk kanë pajisje përmes të cilës aplikojnë ne mund të përkrahim, por nuk kemi pas asnjë kërkesë të tillë deri më tani. Për familjet në skemë të ndihmës sociale edhe kjo përkrahje duket e paarritshme, për shkak se kanë obligime tjera të shumta, dhe mjetet nga skema vështirë të ju mjaftojnë ti mbulojnë pjesën e cila është obligim i tyre” tha Mujku.

Fazën e pare ministria e Ekonomisë ditë më parë ka treguar se e ka shtyrë deri më 2 dhjetor 2023.

Në raundin e parë, Ministrisë së Ekonomisë, subvencionet ndaj qytetarëve për pajisje të energjisë efiçiente i kanë kushtuar 1.435 milionë euro, ku sipas komisionit vlerësuar janë pranuar 2.228 aplikime të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco