Inflacioni ua uli fuqinë blerëse arsimtarëve 132 euro në muaj

Inflacioni ua uli fuqinë blerëse arsimtarëve 132 euro në muaj

13:00, 23/09/2022

Ish-zëvendësministri i MKRS-së, Engelbert Zefaj, ka analizuar të ardhurat e arsimtarëve në Kosovë në rrethanat e një inflacioni rekord, që ka përfshirë edhe vendin tonë.

Sipas Zefajt, inflacioni mesatar (ku perfshihen te gjitha produktet) per momentin eshte mbi 15%, qe nenkupton se nje rroge prej 440€ zhvleresohet per 66€.

Kurse Inflacioni per mallera elementare (ushqime) eshte rreth 30% qe nenkupton se rroga prej 440€ eshte zhvleresu 132€.

“Pra nje mesuesi ju ka zvoglu fuqia blerese per 132€ ne muaj!

Me vjen keq per femijet dhe familjet por:

- Mesuesit kane te drejte!

- Qeveria duhet te dialogoje dhe te gjeje zgjidhje!

- Ndihma te njehershme nga 100 euro nuk jane zgjidhja!

- Vetem qeveria eshte pergjegjese per krizen

Personalisht jam kunder grevave, jam per zgjidhjen e problemit me dialog dhe te bazuar ne fakte dhe argumente!”, ka potencuar Zefaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco