Pas kthimit në funksion po prodhon më pak rrymë blloku B2?

Pas kthimit në funksion po prodhon më pak rrymë blloku B2?

16:22, 20/09/2022

Blloku B2 është kthyer pas remontit javë më parë, por nuk po funksionon sikur në kohën para riparimit.

Një burim i tha Express se ky bllok i KEK-ut është duke prodhuar 200 MWh në ditë e jo 260 MWh siç i prodhonte para se të hynte në remonte.

Në bazë të çmimit të tregut, mungesa e prodhimit në këtë bllok po shkakton dëme 500 mijë euro çdo ditë.

KEK nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetës në lidhje me këto raportime.

Kosova gjatë dy javëve të gushtit është përballur me reduktime të energjisë elekrike.

Kjo është parë si një indikacion që gjatë dimrit mund të ketë ndërprerje të ashpra të energjisë elektrike, ka pretenduar opozita gjatë gushtit.

Dimrit rritet dukshëm konsumi i energjisë edhe për shkak të ngrohjes elektrike.

Mungesa e rrymës ka bërë që Kosova dhe Shqipëria të rrisin bashkëpunimin mes vete. Ministria e Ekonomisë ka bërë me dije se Kosova do të ndihmohet nga Shqipëria gjatë muajve të dimrit.

Kjo cështje është trajtuar edhe gjatë vizitës së befasishme të Kryeministrit Kurti në Tiranë javën e kaluar ku pati një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama. Pas kthimit, vetë Kurti e konfirmoi se tema e energjisë ka qenë njëra nga cështjet e diskutuara. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco