Kriza për rrymë, KEK hap ankand për shitjen e qymyrit

Kriza për rrymë, KEK hap ankand për shitjen e qymyrit

17:34, 17/08/2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur ankand për shitjen e 100 mijë tonëve qymyr. Çmimi minimal i pritur nga KEK-u për shitjen e një toni qymyr është 29 euro ndërsa ankandi do të jetë i hapur deri më 5 shtator. 

Vlera që KEK parashikon të përfitojë përmes shitjes së qymyrit është mbi 3 milionë euro.  KEK-u kishte shitur rreth 300 mijë ton qymyr edhe në qershorin e vitit të kaluar. Në atë kohë, çmimi për një ton qymyr kishte qenë dyfish më pak, 14 euro.

Në kohën kur një ton qymyr ishte shitur për 14 euro, (qershor 2021) çmimi mesatar i energjisë në bursën hungareze ka qenë 78 euro për një megavat për orë. Ndërsa akutalisht çmimi në bursën hungareze është 500 euro për nje megavat orë apo gjashtë herë më shtrenjtë. 

KEK-u në ankandin e hapur për shitjen e qymyrit ka vendosur çmimin minimal prej 29 euro ose rreth 100% më shtrenjtë se që e ka shitur qymyrin vitin e kaluar.Çmimi minimal nuk është çmimi përfundimtar i shitjes por vetëm pragu nën të cilin Korporata Energjetike e Kosovës nuk e shet qymyrin. 

Ndërsa sipas dosjes së tenderit, kontrata do t’i jepet atij që oferton me çmimin më shtrenjtë.Në ftesën e KEK-ut për ofertim theksohet se blerësit nuk do t’i lejohet rishitja e qymyrit brenda Kosovës përveç në rastet kur ka leje adekuate. Po ashtu aty thuhet se gjatë procesit të djegies duhet të bëj shkarkimin e kontrolluar në ajër sipas niveleve te lejuara.

Afati përfundimtar për realizmin e kontratës është 60 ditë kalendarike nga fillimi implementimit të kontratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco