​Eurostat: Inflacioni vjetor i BE-së arrin në 8,8 për qind në maj

​Eurostat: Inflacioni vjetor i BE-së arrin në 8,8 për qind në maj

23:54, 17/06/2022

Norma vjetore e inflacionit të Bashkimit Evropian (BE) arriti në 8,8 për qind në maj 2022, nga 8,1 për qind sa ishte në prill, sipas zyrës statistikore të bllokut.

Vitin e kaluar, shifra ishte 2,3 për qind, sipas Eurostat.

Norma vjetore e inflacionit të zonës së euros u rrit gjithashtu me 8,1 për qind në maj 2022, nga 7,4 për qind sa ishte në prill.

Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Francë dhe Maltë (të dyja 5,8 për qind), si dhe Finlandë (7,1 për qind), ndërsa normat më të larta vjetore janë regjistruar në Estoni (20,1 për qind), Lituani (18,5 për qind) dhe Letoni (16,8 për qind).

Në maj, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të Eurozonës erdhi nga energjia (+3,87 pikë përqindjeje), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+1,59 pp), shërbimet (+1,46 pp) dhe mallrat industriale joenergjetike (+ 1,13 pp).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco