Nga se vjen mungesa e stafit në turizëm? Ekspertët: Është çështje shprese

Nga se vjen mungesa e stafit në turizëm? Ekspertët: Është çështje shprese

11:10, 03/05/2022

Rritja e çmimit të karburantit, si dhe e mallrave të konsumit duket se do të ndikojë edhe në sezonin turistik të Durrësit dhe jo vetëm.

Pjesërisht, ky ndikim negativ do të vijë edhe për shkak të punësimit të të huajve në këtë sektor, pagat e të cilëve përgjithësisht janë më të larta se sa ato të punonjësve vendas.

Në një nga komplekset turistike të Gjirit të Lalzit tashmë kanë nisur punë një grup punonjësish nga Serbia, ndërsa në të gjithë gjatësinë prej 62 km të plazhit që përfshin Bashkia e Durrësit po përgatiten punësime punëtorësh dhe specialistësh nga vende të ndryshme.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situsatë ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv në në lidhje me ‘Skype’, Alban Isteri, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë qarku Durrës dhe Dritan Kondakçiu sipërmarrës në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Isteri u shpreh se sipas tij ky vit mund të jetë më pozitiv:"Qasja është më pozitive këtë vit. Bizneset dhe institucionet kanë filluar të përgatiten dhe kjo ndodh sepse çmimet janë rritur kudo. Por mbi të gjitha, problematika kryesore është mungesa e fuqisë punëtore të specializuar si në çdo sektor edhe në atë të turizmit ky është kthyer në një problem permanent, të cilin bizneset po tentojnë ta zgjidhin me mënyrat e tyre, duke rritur pagat e punponjësve që kanë por edhe duke ju drejtuar tregut të huaj. Qoftë tregut rajonal por edhe atij aziatik."

"Edhe në Shëngjin është një situratë e njëjte, mungon krahu i punës, mbi të gjitha mungojnë edhe specialistët e kësaj fushe. Unë mundohem të gjej specialistë në shtete të tjera, kam gjetur edhe në Greqi por një problematike ngelet edhe punësimi i tyre sepse kanë disa procedura që marrin shumë kohë, sidomos me heqjen e sporteleve ku çdo kërkesë detyrohesh ta bësh me anë të internetit.

Për punonjësit e huaj janë disa procedura që janë thuajse të tepërta. Procedurat vonojnë gati një muaj për të punësuar një të huaj.

Dhe pse të rinjtë mendojnë se jashtë ka paga të larta në turizëm dhe ne po përpiqemi të japim pagat më të mira që mund të japim.

Ne paguajme pensionistët me rroga shumë të larta, psh një turk që të vijë tek ne ne i japim dyfishin", u shpreh Kondakçiu.

Kondakçiu tregoi dhe rrogat më të larta ofruar kuzhinerëve të huaj e cila shkon në 2000 euro,  krahasuar me atë shqiptar që merr rreth 1000 euro maksimumi.

‘Ne paguajmë sipas performancës’,  u shpreh ai.

Ndërsa Isteri, teksa u përpoq të justifkojë ikjen e të rinjve tha se sipas tij ato nuk  largohen veç për një pagë më të mirë:

'Është çështje shprese, nuk është se të rinjtë ikin veç për një pagë më të mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco