Hapet sezona turistike, kosovarët 'mbushin' Ulqinin

Hapet sezona turistike, kosovarët 'mbushin' Ulqinin

19:53, 01/05/2022

Qindra mijëra kosovarë edhe për këtë fillim maji e festës së Bajramit ia kanë mësyer Ulqinit.

Derisa edhe zyrtarisht është hapur sezona turistike për vitin 2022.

Gëzim Hajdinaga, drejtor i Organizatës Turistike, tha se po hapin sezonën turistike për sivjet.

'Të gjithë për turizëm' është motoja dhe se presin që sivjet të jetë një sezonë turistike e suksesshme sikur ajo e vitit të kaluar.

Ndërsa Skender Ibroqi, pronar i hotelit 'Metropolis holiday' me katër yje e cila ndodhet afër plazhit të madh ka mbi 30 dhoma  dhe ofron kapacitet për mbi 70 persona.  

Sipas tij ky hotel ofron  komoditet e cilësi të lartë dhe i cili ka edhe pishinën  për të rritur e fëmijë dhe restorantin. 

Derisa mijëra kosovarë për 1 Maj e Bajram po qëndrojnë në Ulqin edhe koha është mjaft e nxehtë. 

E hapjen e sezonës turistike e kanë bërë edhe fëmijët me veshje tradicionale kombëtare, këngë, valle e aktivitete tjera./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco