Hungaria 'dorëzohet' para Rusisë, pranon ta paguajë gazin në rubla

Hungaria 'dorëzohet' para Rusisë, pranon ta paguajë gazin në rubla

19:26, 28/04/2022

Hungaria duket se është vendi i parë që dorëzohet përpara presionit të Rusisë për të paguar detyrimet për furnizimin me gaz me rublën ruse, ndryshe sa ishte nënshkruar në kontratë.

“Hungaria nuk ka asnjë dyshim rreth detyrimit për të paguar gazin rus, në mënyrë që të garantojë furnizimin normal”, u shpreh ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto gjatë një vizite në Zagreb.

“Sigurimi i energjisë është një çështje e sigurisë kombëtare dhe qeveria do të bëjë gjithçka për të garantuar këtë siguri”, shtoi Szijjarto.

Rusia, tashmë ka kaluar në një fazë tjetër kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit duke përdorur energjinë si armë dhe ndërprerë furnizimin me gaz për vendet që ajo i konsideron si armike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco