Apel për nxitjen e prodhimit FMN: Rritja e çmimeve do të vijojë edhe 5 vite

Apel për nxitjen e prodhimit FMN: Rritja e çmimeve do të vijojë edhe 5 vite

16:26, 21/04/2022

Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë edhe për të paktën 5 vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit ku skanohet e gjithë ekonomia globale parashikon se çmimet e drithërave, qumështit, mishit, karburanteve, energjisë elektrike dhe metaleve do të vijojnë të mbeten të larta.

Sipas vlerësimeve të FMN, niveli i inflacionit do të vijojë të mbesë mbi nivelet mesatare. Për vitin 2027, institucioni ndërkombëtar projekton që ky tregues do të jetë në nivelin 3 për qind, 2-fish më shumë se para pandemisë Covid-19.

Kjo normë e lartë inflacioni, për ekspertët e ka një shpjegim.

Vaji për gatim do të jetë një tjetër produkt që do rëndojë xhepat e shqiptarëve edhe për vitet e ardhshme.

Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ngjashëm kanë raportuar më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo Botërore. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco