ATK: 75% e rasteve të denoncuar për evazion tatimor nga qytetarët kanë rezultuar me gjoba

ATK: 75% e rasteve të denoncuar për evazion tatimor nga qytetarët kanë rezultuar me gjoba

10:06, 21/04/2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën zyrë të saj.

Përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarë/tatimpaguesit mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncuesi i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit.

“Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba”, thuhet në njoftim.

Tutje aty theksohet se përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar.

“Së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi. Po ashtu, kjo platformë u jep mundësin qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtor të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncoin punëdhënësin e tyre. Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara” thuhet tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco