Analiza/ Bilanci javor i tregjeve globale

Analiza/ Bilanci javor i tregjeve globale

12:44, 15/04/2022

Shkruan : Emanuel Bajra

Rrumbullakësimi i ngjarjeve të javës nga tregjet dhe të tjera:

[💢] Rreziku nga stagflacioni i ardhshëm po e ndryshon strategjinë që shtëpitë investuese po ndërmarrin për klientët e vet. Tashmë strategjia 60/40 nuk çon aq peshë në strategjitë e investimeve pasive. Investitorët tashmë kanë zgjeruar apetitin e tyre dhe fokusohen nē 80% ekuitete dhe komoditete dhe 20 stoqe të teknologjisë.

[💢] Banka Botërore mendon se globalizmi klasik ka arritur kulmin e vet në viyin 2008 dhe që nga atëherë ne jemi futur tashmë në një rregull të ri botërorë, post-Globalizmi individualist.

[💢] SHBA-të tashmë kanë vendosur strategjinë e vet për tu marrë me çështjen e luftës në Ukrainë: Ose je me ne a me Rusinë. Rrugë të mesme nuk ka. Në këtë drejtim edhe dollari si mekanizëm i plotfuqishëm monetarë, ekonomik dhe gjeopolitik do të futet në funksion në vitet në vazhdim. Këtë jehonë e dha ministrja e financave amerikane Janet Yellen në një fjalim para dy ditësh në Atlantic Council.

[💢] Rusia këtë vit do të fitojë deri në $320 miljardë nga eksporti i naftës dhe gazit gati 1/3 më shumë se që kishte fituar vitin që shkojë. Shumica e përfitimit vjen nga India, Kina, Afrika dhe Amerika Latine. Këto vende importojnë derivate me çmim të reduktuar dhe me trajtim preferencial nga Rusia.

[💢] Konglomerati britanik i veshmbathjes Primark pushton ameriken duke thithë gati 40% të krejt tregut amerikan të veshmbathjeve.

[💢] Rusia si duket do ti rishikojë politikat e saj të kontrollit të kapitalit për eksportuesit të cilëve u kërkohet konvertimi i £€$ në rubla. Kremlini si duket do ta mbyll një sy në këtë aspekt duke lejuar që eksportuesit të paguajnë në $ duke i mundësuar vendit rritjen e sasisë së dollarit në rezerva por në pamundësi për ta eksportu dollarin jashtë koferëve të shtetit. Fascinuese!

[💢] Banka qendrore evropiane do ta ndal rubineten e shtypjes së parasë shumë më herët se sa që kishte parashikuar. Rritja e inflacionit në eurozonë po e vështirëson jetën e njerëzve dhe ngushton grykën e konsumatorëve evropian. Reduktimi i blerjes së aseteve financiare (shtypja e parasë) e ndihmon, ata mendojnë, reduktimin e influencës që paraja posedon mbi mallrat duke krijuar kështu një ekuilibër në kërkesë dhe ofertë.

[💢] Mercedezi teston veturën e parë elektrike duke kaluar 800 km me një mbushje elektrike duke sfiduar kështu Elon Musk dhe Tesla me strategjinë e tyre automobilistike. Mercedes planifikon të shpenzojë €60 miljardë në veturat elektrike deri në vitin 2026.

[💢] SARK ETF planifikon lansimin e 18 aseteve investuese nëpërmjet mekanizmit ETF në muajt në vazhdim. Strategjia e këtyre ETFs do të jetë që ta dyfishojë kthimin në investimet dinamike ndërsa ‘shorting’ Bitcoin dhe kriptovalutat tjera. Kthimi potencial deri në 40%.

[💢] Tesla humb shansin për të prodhuar 40.000 vetura si pasojë e mbylljes së Shanghait nga coronavirusi.

[💢] Moody’s thotë se tashmë Rusia është ekonomi e falimentuar dhe nuk sheh rrugëzgjidhje tjetër për këtë vend. Data 4 Maj është ditë e rëndësishme për ta kualifikuar rusinë si shtet i falimentuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco