Lajm i keq për bizneset që provojnë t'i shkaterrojnë provat, AKK mund t'iu bastisë pa paralajmërim

Lajm i keq për bizneset që provojnë t'i shkaterrojnë provat, AKK mund t'iu bastisë pa paralajmërim

18:54, 22/01/2022

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës ka njoftuar se ky autoritet ka marr autorizim nga Gjykata Supreme, që  pa paralajmërim paraprak ose leje të vecantë, të hyjnë në selinë e ndërmarrjeve afariste, nëse ekziston rreziku i fshehjes apo shkaterrim të provave.

Lajmin Prestreshi e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Pasi qe kemi parashtruar kerkese ne gjykaten supreme, per te nxjerr nje mendim juridik apo qendrim parimore, rreth hetimit pa-paralajmerim te Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Gjykata Supreme ka nxjerrur ketë udhëzues.
Arsyja pse e kemi kërkuar këtë mendim parimor nga gjykata supreme është sepse gjykatat e shkallës më të ulet, nuk ishin të sigurta rreth leshimit të një urdhëri pa paralajmerim për Autoritetin, sepse urdherat e tilla jane zakonisht për çështje penale, ndersa pë çështje administrative jo.
Republika e Kosoves pë herë të parë në sistemin e saj gjyqesor e rrjedhimisht administrative, tani ka në dispozicion një udhëzues të këtij niveli, i cili është ekuivalent me gjykatat evropiane dhe Autoritetin e Konkurrences te Evropes (DG competiton).
Dua ta falenderoi fillimisht titullarin e gjykatës supreme dhe të gjithë gjyqtarët që unanimisht votuan PRO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco