MBPZH shpall thirrjen për aplikim për pagesa direkte për qumësht

MBPZH shpall thirrjen për aplikim për pagesa direkte për qumësht

11:39, 21/01/2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural (MBPZhR) ka shpallur thirrjen për aplikim për pagesa direkte për qumësht.

 

Në njoftimin e ministrisë thuhet se kjo thirrje është për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot shpall Thirrjen për aplikim për Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021. Për detaje më të hollësishme, si dhe për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret e pranueshmërisë, ju ftoj të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim”, thuhet në njoftimin e MBPZh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco