ATK ka një lajm të rëndësishëm për tatimpaguesit

ATK ka një lajm të rëndësishëm për tatimpaguesit

11:46, 18/01/2022
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se si pasojë e një problemi teknik është paraqitur një ndërprerje e përkohshme, në orët e mbrëmjes të djeshme tek aplikacioni EDI, ku një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasuar vështirësi për të arritur të deklarojë dhe paguaj brenda afatit të paraparë ligjor.

Sipas njoftimit, për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mos-deklarimit dhe mos-pagesës brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë dhe paguajnë deri me datën 17.01.2022 për periudhën Dhjetor/2021 dhe TM4/2021, Administrata Tatimore e Kosovës, zgjat afatin e deklarimit dhe pagesës deri më 18.01.2022.

 

“Pra, afat i deklarimit dhe pagesës do të konsiderohej nga 01.01.2022 dhe deri më 18.01.2022 për llojet e tatimeve/kontributeve, si në tabelën e bashkangjitur”, thuhet në njoftimin e ATK-së në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco