Ky është projekti me potencialin më të madh zhvillimor në Kosovë

Ky është projekti me potencialin më të madh zhvillimor në Kosovë

13:31, 27/12/2021

Analisti Agron Demi ka thënë se projekti me potencialin më të madh zhvillimor është një Program masiv për efiçiencë të energjisë.

Sipas tij në një vend si Kosova ku 70% e energjisë përdoret për ngrohjen e hapësirave të banimit, izolimi i shtëpive dhe instalimi i pajisjeve efiçiente përveç që do të ulte kërkesën për energji, do ti ndihmonte kompanive ndërtimore, do të rriste punësimin, do formalizonte një ndër sektorët më joformal të ekonomisë dhe do shpëtonte pyjet nga shkatërrimi, shkruan Syri.net Kosova.

“Një nismë e vogël e projektit të MCC për izolim të shtëpive e cila është duke u zbatuar dy vitet e fundit, mund të përdoret si shembull nga qeveria, pasi egziston një metodologji që po funksionon mirë, si dhe ka interesim të madh të qytetarëve për të aplikuar në një projekt të tillë.”, vijon më tej postimi i Demit.

‘Fatkeqësisht për Fondin për Efiçiencë të Energjisë për vitin 2022 janë ndarë vetëm 1 milion euro. Por, me bashkëpunim me donatorët dhe institucionet financiare, është e mundshme që ky fond të rritet dhe të fillohet që në muajtë e parë të verës 2022.”, vlerëson Agron Demi nga Instituti GAP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco