Eksperti gjerman në KEK, pritet të jetë vetëm monitorues për riparimin e njësisë 'B2'

Eksperti gjerman në KEK, pritet të jetë vetëm monitorues për riparimin e njësisë 'B2'

20:37, 26/12/2021

Eksperti gjerman që pritet ta saktësoj problemin e turbinës të bllokut “B2” të termocentralit “Kosova B” ka arritur dje.

Klankosova.tv raporton se eksperti në fjalë është vetëm monitorues, ndërkohë e gjithë puna do të kryhet nga ekspertët e KEK-ut dhe gjatë ditëve në vijim pritet të saktësohet data e sanimit dhe e rikthimit në punë të njësisë prodhuese “B2”.

Ndërsa, sa i përket situatës me energjinë, kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë të diel tha se e kupton frustrimin e qytetarëve, por që sipas tij, këto janë shkak i qeverive të kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco