Dividentën në vlerë prej 20 milionë euro, Qeveria ia kthen KOSTT-it

Dividentën në vlerë prej 20 milionë euro, Qeveria ia kthen KOSTT-it

17:15, 23/12/2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie tha se KOSTT-i ka kërkuar që t’i kthehet dividenta në mënyrë që të ketë likuiditet shtesë si pasojë e krizës së krijuar me energjinë elektrike.

Murati në konferencë tregoi po ashtu edhe masat e ndryshme në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.

“Kemi ndarë 20 milionë euro për të mbuluar një pjesë të mungesës së likuiditetit në tregun energjetik për ndërmarrjen publike KEK, ndërkaq KOSTT-i ka kërkuar që të ketë likuiditet shtesë dhe t’i kthehet dividenta të cilën e kemi pranuar në kuadër të ligjit të rishikuar të ndarjeve buxhetore këtë vit, në mënyrë që të ketë likuiditetin e nevojshëm të vazhdojë operimi. Kemi tejkalim të planifikimit të të hyrave për së paku sa është kërkuar që të kthehet dividenta, prandaj për ne si Qeveri nuk është se na paraqet ndonjë problem”, ka thënë Murati.

Murati the më tej se i mbetet KOSTT-it që të rishikojë çështjen e deklarimit të pagesës së dividentës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco