Bizneset do të blejnë më shtrenjtë energjinë elektike nga janari i 2022-it, flet Alban Zusi

Bizneset do të blejnë më shtrenjtë energjinë elektike nga janari i 2022-it, flet Alban Zusi

12:50, 23/12/2021

Çmimet e energjisë në muajin tetor gati u trefishuan në tregun e lirë.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi një çmim rreth 33 lekë për kilovat për orë për llogari të furnizuesit të mundësisë së fundit tarifë e cila shërben për të llogaritur faturat për ata që janë furnizuar nga kompania publike me çmime tregu pasi ende nuk ka një furnizues privat.

Tarifa e tetorit është një rekord i ri sa i takon çmimit të energjisë në vend, kur kompanitë publike dhanë alarmin se nuk ishte më çështje shtrenjtimi por mungesë energjie në treg.

Që nga nisja e procesit të liberalizmit të tregut të energjisë në shkurt 2018 ku është çmimi më i lartë me të cilin u sigurua energjia.

Ndërkohë më herët muaji me çmimin më të kripur ishte janari 2019 me një tarifë prej 18.73 lekë për kilovat në orë.

Bizneset ditët e fundit janë alarmuar pas njoftimit që kanë marrë nga autoritetet se nga 1 janari 2022 do të duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë.

Bëhet fjalë për grupin që janë të lidhur kryesisht në 20 kilovat që deri më tani e kanë marrë këtë energji nga OSHE me një çmim 11 lekë për kilovat në orë dhe 12.65 lekë kilovat në orë.

Çmimi aktual i tetorit me të cilin FMF që do të furnizojë ato biznese që nuk gjejnë biznes privat për dy vjet është gati tre herë më i lartë se çmimi me të cilin ato paguajnë sot energjinë në tregun e rregulluar.

Barra finale pritet që të bjerë mbi konsumatorin i cili paguan kostot në çmimin final.

Numri i bizneseve që pritet të dalin në treg të lirë nga janari 2022 është 7358.

I ftuar për të folur për këtë çështje në ‘Kafe shqeto’  ishte Alban Zusi kreu i Shoqatës së Eksporteve .

Dori: E prisnit një vendim të tillë nga ana e qeverisë apo shpresonit se të paktën do të shtyhej për disa muaj ose do të kishit dhe një mbështetje financiare?

Zusi: Ky nuk është problem vetëm për bizneset por është i gjithë shoqërisë shqiptare nëse do të ndodh kjo gjë sepse praktikisht me këtë vendimmarrje bie shteti nuk bien bizneset sepse në momentin që fiken bizneset nuk ka më jetë ekonomike në këtë vend. Kështu që mos e konsideroni si një problem i këtyre bizneseve por konsiderojeni si problem i të gjthë shoqërisë. Së dyti një masë e tillë mund të merrej dhe ishte e natyrshme që një ditë do të ndodhte sepse energjie elektrike si gjithë mallra të tjerë ishte lehtësisht i shkëmbyeshëm në treg, pra ishte një mall tregu por mbasi të krijohej tregu. Në Shqipëri nuk ka një treg të energjisë elektrike, nuk ka një bursë të energjisë elektrike, nuk ka operator të cilët mund të tregtojnë lirisht dhe tek të cilët ne mund të negociojmë lirisht për të blerë energjinë elektrike. Është thjeshti shteti i cili të thotë unë do ta bëjë çmimin kaq dhe është ofruar një listë me dy tre operatorë nëse nuk gaboj të cilët thonë shkoni pranë këtyre operatorëve. Nuk ka opsione për ta blerë sepse në këtë treg defacto ka një grup operatorësh të tjerë siç janë hidrocentralet private të cilët po e shesin energjinë elektrike me 60 euro kilovatin ndërkohë që bizneseve të cilët janë zemra e ekonomisë, shtylla e ekonomisë, bizneseve kryesore shqiptare ju ofrohet diku tek 300 euro kilovati.

Flavio: Kurioziteti im lidhet me një aspekt tjetër. Ne kemi një shtet flasim pa ngjyrime politike i cili duket se ka hequr dorë praktikisht nga gjithçka. E bën atë një shtet përveç mbledhjes së taksave, çdo shërbim, çdo projekt çdo investim po delegohet tek privati. Praktikisht kemi vetëm një gjobaxhi i cili presupozohet të jetë shteti ynë dhe ndërkohë nuk shohim asnjë masë për të suportuar prodhimin, industrinë, biznesin vendas. A mendoni se thjesht diskutimi është për matje pulsi në këto momente apo kemi të bëjmë me një shkallim dhe një reagim amator përsa i takon krizës hidrike të këtij viti?

Zusi: Shytlla e dytë e diskutimit tim ishte kjo. Në qoftëse se shtylla e parë ishte krijimi i një tregu të energjisë elektrike, shtylla e dytë e diskutimit tim ishte se në tilla situata kur ne kemi realisht një rritje të një produkti të caktuar dhe nuk po flasim për një ndër produktet e tregut po por flasim për energjinë. Sot e gjithë lufta botërore bëhet për energjinë. Filozofët botërore thonë se në qoftëse zgjidhet problemi i energjisë nuk ka më luftë të tretë në botë, pra energjia është 1/3 e kostos së çdo lloj gjëje në tërësi e vet. Shtylla e dytë e disktutimit tim është kjo që shteti, pra ajo që ne kemi vendosur të jetë rregullatori i jonë futet dhe e mbështet dhe e kompenson e zgjidh e zbut, heq burime financiare nga të tjera drejtime të cilat mund të mos jenë të domosdoshme dhe mban në punë makinerinë sepse nuk ka kuptim që ti të kesh një Mercedes të bukur dhe ndërkohë ti nuk ke karburant për të hecur. Dhe në qoftëse bizneset shqiptare nuk kanë mundësinë për ta përballuar energjinë sepse me këto lloj çmime që parashikohet që dalin biznesi në treg praktikisht lënda e parë për 50-60% të bizneseve nuk është më as qumështi as mishi as druri por lënda e parë është energjia elektrike. Ka biznese që ju rritet me 40% kostoja vetëm për shkak të këtij çmimi. Po cili biznes sot ka luksin që të fitoj më shumë se 20% bruto, jo neto. Kush është ai blerës ndërkombëtar që blen produkte tek ne, po flas tani për kategorinë e eksportuesve i cili të lejon ty se blerësit ndërkombëtar na i bëjnë llogari në xhepa. Ato e dinë se sa na kushton një produkt menjëherë me një vizitë që bëjnë në Shqipëri ato bëjnë pyetje: sa është kostoja, sa është kjo , sa është ajo dhe cili është ai që ty të lejon të kesh një marzh fitimi më shumë se 20% bruto sepse në këtë marzh fitimi 20-25% bruto ke të paktën 15% i ke shpenzime, neto nuk të ngelet kurrë më shumë se 6-7%. Ndërkohë që ne pretendojnë t’ju rrisim bizneseve të cilët mund ta kenë koston e energjisë 15% dhe ju themi se do t’ja rrisim trefish, pra ja rrisim 30%, ku do të dalin këto para? E dini se ka biznese që ju shkon kostoja e rritjes së energjisë elektrike për shkak të rritjes së këtyre çmimeve sa trefishi i këstit të kredisë.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco