VIDEO/ Nga si lindi paraja te revolucioni i kriptomonedhave! Risitë dhe rreziqet e monedhës virtuale

VIDEO/ Nga si lindi paraja te revolucioni i kriptomonedhave! Risitë dhe rreziqet e monedhës virtuale

22:45, 22/12/2021

Këndi i Pano Sokos

Fundi i vitit, sezoni i festave po afron. Ka qenë një vit i vështirë, i lodhshëm. Personalisht, gjithmonë kam pëlqyer që njerëzit ta trajtojnë këtë kohë si një kohë paqtimi, ku njerëzit lënë për pak kohë luftën, armët dhe i drejtohen paqes. Unë kam vendosur që gjatë kësaj kohe, deri në fundin e festave të mos merrem më me politikë.

Po si lindi paraja?

Natyrisht që kjo çështje ka qenë dhe vazhdon të mbetet subjekt i një diskutimi të madh ndër vite mes historianëve dhe filozofëve. Mua personalisht me ka tërhequr shume historia e ekonomisë, sepse besoj se nëse do qe te njohësh një fenomen, çështje apo strukture, duhet te shkosh deri ne rrënjët e saj. Nëse kupton arsyet dhe faktet si lindi, kush ishin premisat e kohës qe detyruan zhvillimin e kësaj ngjarjeje, e ke me te thjesht per te kuptuar mekanizmin me pas. Dhe në këtë rast, te njohësh historinë e thjeshte te parasë, ate larg shifrave dhe ekuacioneve te komplikuara, te ndihmon shume qe te kuptosh logjiken e pikërisht këtyre shifrave dhe ekuacioneve te komplikuara. 

Por që të kthehemi tek pyetja e parë.

Çfarë ndodhi që njerëzit vendosën të përdornin një ndërmjetës në transferimin e vlerës?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, na duhet të shtrojmë një pyetje tjetër. Çfarë është paraja në vetvete? Çfarë atributesh ka kjo copa e letrës që mund të këmbehet me gjëra që vlejnë për ne, si ushqim, bukë, makinë, biletë avioni, energji elektrike? Si e merr vlerën paraja?

Paraja në vetvete është një ndërmjetësues shkëmbimi, nga një posedues i vlerës reale tek një tjetër. Paraja në vetvete nuk ka vlerë reale. Vlerë reale ka 1 kg domate, një makine, një jave pushime, 1 kw energji elektrike, një kafe. Këto janë produkte që kanë vlerë reale. Ndërsa paraja s’ka vlerë reale në vetvete, pasi e zhveshur nga misioni financiar, s’hyn në punë për asgjë. Është thjesht një copë letër me ngjyra. Por ajo është mbartëse e vlerës dhe transferuese tek përfituesi i vlerës.

Dhe kush ja jep parasë vlerën, kur ajo në vetvete është thjesht një copë letër me ngjyra?

Ia japim ne. Me saktë ia jep besimi mbarë shoqëror që paraja ka vlerë. Kur unë shkoj me një 200 lekësh në dyqan për të blerë një furçe dhëmbësh, jam totalisht i bindur qe dyqanxhiu do te ma pranoje këtë letrën me ngjyra dhe do të më japë furçën e dhëmbëve. Dhe kjo ndodh sepse edhe vete dyqanxhiu është totalisht i bindur qe kur te shkoje te dyqani i bukës me po te njëjtin 200 lekësh, pra me po te njëjtën letër me ngjyra, shitësi i bukës do t’ja pranoje atij dhe natyrisht do t’i japë bukën. Pra është pikërisht ky besimi mbarë shoqëror, që ne kemi që nëpërmjet këtyre letrave me ngjyra mund të përfitojmë të mira materiale reale, ai që i jep parasë, pra copës së letrës me ngjyra, vlerën qe ka.

Tani të kthehemi tek historia. Si lindi fillimisht paraja?

Teoritë janë të shumta në fakt. Gjithsecili nga ju mund te përzgjedhë mes këtyre teorive dhe ne qarkullim ka mjaftueshëm literature për këtë.

Unë do t’ju sugjeroja dy libra, ndër më të mirët që më kanë rastisur në këtë çështje, qe është “Ngritja e parasë” te Najell Ferguson dhe “Historia e Parase” se Jack Weatherford. Nëse keni një libër tjetër për te sugjeruar, ju lutem ma shkruani ne koment.

Shiko, në lidhje me “Si lindi paraja”, shpesh përmendet fakti qe njerëzit vendosen një dite qe te kalonin nga shkëmbimi mall me mall ne ate me para, sepse njeri kishte lopën, tjetri kishte grurin, tjetri kishte domaten dhe ngaqë e kishin te vështire qe te kryenin shkëmbimet, vendosen te ndërmerrnin nje hap përpara dhe te prezantonin monedhat si ndërmjetës ne shkëmbim.

Unë nuk e besoj të ketë ndodhur tamam tamam kështu. Historia e njerëzimit ka treguar qe inovacioni vjen ne momente krizash. Penicilina nuk u shpik kur njerëzit ishin te shëndetshëm, u shpik kur njerëzit ishin te sëmurë. Edhe ne këtë rast është nje “krize” ne marrëdhënien ekonomike ajo qe detyroi njerëzit te prezantonin një mbartës vlere, siç është paraja.

Tregu fizik, pra nje vend i caktuar ku shkojnë te gjithë, dhe çojnë produktet e tyre për t’i shkëmbyer, kishte lindur shume përpara parasë. Ka shume te dhëna arkeologjike, te përmendura te literature, qe tregojnë për vendet ku njerëzit mblidheshin dhe sillnin produktet e tyre dhe i shkëmbenin. Dhe fakti qe njeri sillte mishin, tjetri grurin, tjetri peshqit, tjetri patatet etj., ne te njëjtin vend, e lehtësonte shume këmbimin. Pra nuk ka pasur një nevoje akute për te ndryshuar një forme qe funksionon.

Patjetër që ka qenë një element tjetër ai që ka stimuluar shpikjen e parasë.

Ai element është borxhi.

Është pikërisht lindja e nevojës për te marre borxh dhe rrjedhimisht per te identifikuar dhe njohur borxhin, ajo qe shtyu njerëzit te krijonin nje bartës vlere.

Imagjinoni dy njerëz. Peshkatari dhe Bujku. Peshkatari shet peshq dhe Bujku shet grure. Çdo jave ata takohen ne treg, ku Bujku con grurin dhe Peshkatari con peshqit. Bujku i jep Peshkatarit 2 kg grure per 5 peshq. Cdo gje shkon ok, deri ne momentin qe nje mot i keq nuk e lejon Peshkatarin te shkoje te peshkoje. Per dite me radhe Peshkatari nuk arrin dot te siguroje peshqit e vet dhe detyrohet te shkoje ne treg duarbosh. Por Peshkatarit i duhet gruri, sepse familja duhet te kete buke per te ngrene. Pa pjesen e vet te këmbimit, ai është i detyruar te shkoje dhe t’i kerkoje borxh Bujkut 2 kg e grurit me detyrimin qe tja shlyeje sapo moti te qetësohet dhe Peshkatari te kape perseri peshq. Në shenje besimi dhe njohjeje te detyrimit, Bujku i kerkon nje guacke. Kjo guacke eshte tregues i detyrimit prej 5 peshqish.

Moti qetesohet, Peshkatari del ne det dhe kap peshqit e vet. Ate jave ai shkon ne treg dhe i jep Bujkut 5 peshqit qe i kishte detyrim dhe i merr mbrapsht guacken.

Situata e motit përsëritet dhe përsëri peshkatari i jep nje guacke Bujkut ne kembim te 2 kg grure. Por kete radhe moti i keq zgjat shume dhe Peshkatari i jep dhe nje guacke te dyte, dhe nje te trete ne kembim te racionit te grurit. Bujku tashme i mbushur me guacka, shkon tek Kasapi dhe i thote qe “Ne kembenim bashke 2 kg grure per 1 Kg mish. Kjo guacka e Peshkatarit te siguron te drejten e 5 peshqve qe vlejne po 2kg grure.

A mund te te jap guacken dhe te me japesh kilogramin tim te mishit.” Kasapi thote ok. Sepse ai beson qe sapo moti te qetesohet dhe Peshkatari te dale ne det, ai do te marre 5 peshqit e vet. E keshtu me radhe, rrethi i kembimit zgjerohet, aty futet nje kasap tjeter, nje bujk tjeter.

Keshtu lindi nje koncept i ri, ai i guackes-monedhe.

(Dhe ne germimet arkeologjike, eshte zbuluar se vertet, nje nder format e para te monedhes, kane qene guackat.)

Dhe kjo gje tashme jo vetëm zgjerohet, por behet dhe me e larmishme. Pasi jo vetëm Peshkatari përdorte “monedhën” e vet, por filluan dhe te tjerët. Bujku përdorte nje kalli gruri per cdo kg detyrim qe u kishte te tjerëve. Kasapi përdorte bririn e kaut, e keshtu me radhe.

Me pas keto u zëvendësuan me objekte simbolike te vogla, tip xhetonash te vegjel qe mbartnin secili nje vlere te caktuar nga ai qe i emetonte ato qe ishin punuar ne dru ose me kocke. Pra secili kishte monedhen e vet dhe këmbimi me nje bartes vlere, me nje tip proto-monedhe u kthye ne nje sistem te përhapur gjerësisht.

Ishte pikërisht nevoja për të identifikuar detyrimin, pra borxhin, ajo qe nxiti lindjen e nje mbartësi te vleres, si paraja. Edhe sot, nese e shikojmë ne thelb, kartëmonedha ose monedha ne fakt eshte nje note krediti, nje leter borxhi. Nje leter qe, nese e thjeshtojmë ilustrimin, tregon borxhin qe ka shoqeria ndaj meje. Pra kartëmonedha 2000 Lek tregon qe shoqeria me ka borxh mallra me vlere 2000 Lek qe une mund ti marr ne cdo moment qe dorëzoj kete note krediti. Dhe shoqeria e shlyen kete borxh ndaj meje kur une blej me kete 2000 leksh, domate psh. Tashme shoqeria i detyrohet domate-shitesit mallra me vlere 2000 lek. Kur ai shkon blen buke dhe i jep kartmonedhen, shoqeria i detyrohet buke-shitesit, me pas berberit, elektricistit. E keshtu me radhe. Shoqëria i detyrohet cdokujt qe mban nje kartëmonedhë (ose shume kartëmonedha) mallra dhe sherbime qe permbushin vleren e kartmonedhes.

Shpresoj mos t’jua kem bere kokën dhallë..

Por që të ecim më tej.

Natyrisht qe çdo e mire sjell dhe te keqen me vete. Aq me tepër kur behet fjale për njerëzit.

Mashtrimi ka lindur bashke me njeriun dhe për këtë bien dakord dhe feja dhe shkenca.

Ka 10 mijë vjet qe është provuar tashmë…

Në momentin qe këmbimet me nje bartës vlere, pra me nje mjet te ndërmjetëm siç ishin guackat apo brirët e kaut, u kthyen ne sistemike, ne ate moment linden dhe skemat e para te mashtrimit financiar, qe natyrisht ishin te thjeshta. Dikush shkonte dhe merrte guacka ne breg te detit dhe shkonte tek peshkatari i kerkonte peshqit duke pretenduar barrën e vlerës, apo dikush tjetër gjente nje bri kau dhe shkonte tek kasapi. Nga krahu tjetër ndodhet qe peshkatari nuk respektonte detyrimin e vet ndaj atyre qe vinin dhe i kërkonin peshqit me guacken e vet duke i thënë kjo s’është guacka ime, kjo s’ka ngjyrën e duhur, shiko mos është e peshkatarit tjetër. Ai tjetri thoshte s’është e imja. Pra kishte raste mashtrimi nga me te ndryshmet.

Dhe keto gjera natyrisht prodhonin konflikte qe duheshin zgjidhur. Ky eshte momenti kur lindi nevoja per dy gjera. E para qe te gjitha mjetet qe perdoreshin si monedha brenda nje shoqërie te caktuar (ky eshte momenti kur ne skene po dilnin qytetet e para dhe me shoqeri nenkuptohej qyteti) te unifikoheshin ne nje, pra te kishte vetem nje monedhe qe perdorej ne qytet. Kjo monedhe do te kishte nje vlere te caktuar. Imperativ ishte fakti qe, per tju shmangur sa me shume mashtrimit, monedha te prodhohej nga materiale te ralla, si bakri, hekuri, plumbi, argjendi, ari etj., dhe te kishte te punuara shenja te vecanta, pra nje varke, a nje njeri, a dicka tjeter, me qellim qe identifikimi te behej lehte dhe kopjimi i vështirë.

E dyta ishte fakti qe lindi nevoja per nje garantor i pranuar nga te gjithe. Pra dikush qe te gjithe binin dakord qe ta pranonin qe te prodhonte monedhen dhe qe garantonte qe mbajtesi i monedhës te merrte mallra ne kundër vleftën e monedhes dhe askush mos spekulonte me te. Dhe kete gje s’mund ta bente askush përveç prijesit te qytetit, qofte ky mbret apo princ ne varesi te titullit qe mbante. Nëse dikush refuzonte te pranonte te paguante monedhën e mbretit, pra thoshte ik se nuk te jap grurë, rojet e mbretit e arrestonin, e rrihnin, i shkatërronin mallin, sepse, mos-njohja e autoritetit te mbretit, konsiderohej fyerje ndaj mbretit, dhe duke qene se monedhat ishin prone e mbretit (madje shpeshherë kishin te gdhendur vete koken e mbretit) ai qe s’e pranonte duhej arrestuar, nganjehere dhe vrare. Dhe kështu te gjithe, ca me hir ca me pahir e pranuan mbartesin e njehesuar te vleres, pra monedhen, si mjet shkëmbimi tregetar.

Dhe me vendosjen e garantorit, kemi dhe format e para embrionale te asaj qe ne sot e njohim si Banka Qendrore e vendit (natyrisht pa pjesen e rrahjeve), sepse sot rolin e garantorit qe prodhon (printon parate) dhe garanton çdo mbartes te kartëmonedhës qe do te perfitoje ne cdo moment barazvleren ne mallra te kartemonedhes qe posedon, ne vendin tone e ben Banka Qendrore ose Banka e Shqiperise, ose ajo qe ka ate godinen me tulla kafe tek tregu çam. Natyrisht ngjashmeria eshte njelloj sac ngjajme ne me paraardhesin tone, Australopitekun

Bej mimiken me fytyren...

Hmmm..jooo dhe aq..

Por qe te vazhdojme. I gjithe ky proces i transformimit nga shkembimi mall me mall, ne shkembimin mall me monedhe, natyrisht nuk zgjati as 1, as 10 dhe madje as 500 vjet. Por zgjati mbi 2 mije vjet transformime te ngadalta qe per nje shtrirje te gjate kohe shnderruan rrenjesisht formen e te berit tregeti.

Sipas Institutit Smithsonian, Shekeli i Mesopotamise mendohet te jete dhe monedha me e vjeter ne histori, diku tek rreth 5000 vjet me pare. Ajo u shfaq per here te pare rreth vitit 3000 para eres sone ne Mesopotamine e lashte qe shtrihej ne brigjet e lumenjve Tiger dhe Eufrat, aty ku sot ndodhet Iraku. Shekel rrjedh nga fjala ne gjuhen akadiane “she”, e cila ishte një emër i hershëm për elbin. Kjo pasi me pare mjeti qe perdorej per shkembim ishte elbi dhe shekel ishte nje monedhe argjendi e barabartë me 180 kokrra elbi, ose rreth 11 gramë.

Vitet kalonin dhe qe prej asaj kohe, paraja, ajo ne forme monedhe, filloi te zeje nje vend te rëndësishëm ne jetën ekonomike te vendit. Ajo lehtësoi shume gjithe aktivitetin ekonomik pasi ishte e lehte për t’u transportuar dhe kryente shume mire ndërmjetësin financiar dhe nepermjet tregjeve te shteteve te ndryshme.

Si arrihej te këmbeheshin monedhat ne një bote ku informacioni lëvizte shume ngadalë dhe shpesh mungonte fare? Thjeshte.  

Karakteristika e monedhave ne ate periudhe ishte fakti qe vlera e monedhës identifikohej nga materiali nga e cila ishte përberë ajo. Floriri dhe argjendi dhe atëherë si sot ishin dy elementet me te çmuar dhe pavarësisht se cila monedhe vinte nga cila mbreteri, perseri pesha e floririt apo argjendit ne te do te krijonte nje te dhënë te forte per te identifikuar vleren e saj dhe rrjedhimisht dhe kursin e kembimit.  Madje prej monedhes qe perdorte nje mbretëri apo nje tjeter dallohej dhe situata ekonomike ne te cilen ajo ndodhej. Kur mbretëria ishte ne gjendje te mire ekonomike, ajo perdorte monedha ari ose argjendi, te mëdha dhe me peshe. Kur situata ishte e keqe, monedhat ishin te vogla dhe kryesisht prej bronxi ose bakri.

Ja p.sh. tek kjo foto shikoni dy monedha te përdorura ne perandorinë bizantine ne dy periudha te ndryshme. Ato lart janë monedha te mëdha ari te përdorura gjate periudhës se arte te perandorisë ne gjysmën e dyte te mijëvjeçarit te pare, këto te dytat janë monedha te vogla bakri, te përdorur ne periudhat e fundit te rrënimit te perandorisë kur situata ekonomike ishte shume e keqe.

Dhe cilësia e monedhës, pra ato me shume flori dhe ato me pak flori, ose me materiale te tjera, ishte stimuli qe çoi, për një tjetër hap te madh për botën e parasë, te cilin do ta trajtojmë tani.

E pra paraja dhe monedhat tashme ishin bere një pjese e rëndësishme e ekonomisë. Me to mund te kryheshin te gjitha veprimet tregtare, mund te paguheshin taksat, mund te financonin ushtritë ne lufte, mund te pajtoheshin punëtorë etj.. Dhe kjo situate zgjati deri ne një moment historik kur paraja njohu nje zhvillim tjetër te rëndësishëm.

Ky moment historik ishte Rilindja Europiane.

Zgjerimi i fortë i tregtisë në epokën evropiane të Rilindjes bëri që tregu të përmbytej nga monedha nga një gamë e gjerë territoresh. Për më tepër, tregtia e kohës kërkonte një spektër më të gjerë prerjesh monedhash që do të lehtësonin si transaksionet e vogla (me monedha me vlerë të vogël) ashtu edhe transaksionet e mëdha (me monedha me vlerë të lartë). Pavarësisht kërkesës së lartë për monedha me prerje të ulët (të cilat përdoreshin për të kryer shumicën e shkëmbimeve), për prodhuesit e monedhave ishte shumë më fitimprurëse të prodhonin monedha me prerje më të lartë (pasi kompensonte më mirë koston e prodhimit të tyre). Kështu, kjo shpesh rezultonte në mungesë të monedhave të vogla dhe kjo gje ushqeu stimujt e agjentëve privatë për të prodhuar monedhat e tyre.

Me të gjithë këta elementë të kombinuar, tregtarët u gjendën në një mjedis në të cilin bashkëjetonin një shumëllojshmëri e gjerë monedhash të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1606, një raport nga parlamenti holandez identifikoi 341 monedha të ndryshme argjendi dhe 505 monedha ari. Për më tepër, prodhuesit e monedhave treguan një tendencë sistematike për të degraduar vlerën e tyre duke zvogëluar si përmbajtjen e metaleve të çmuar ashtu edhe madhësinë e vetë monedhave. Bashkëjetesa e kaq shumë monedhave të ndryshme filloi të ishte problematike, sepse bëhej gjithnjë e më e vështirë dhe e kushtueshme për të përcaktuar përmbajtjen e vërtetë të arit ose argjendit të secilës. Për më tepër, kjo pasiguri u rrit nga fakti se ishin monedhat me cilësi të ulët ato që dominonin në treg: sepse ndodhte nje fakt interesant. Të gjithë donin të hiqnin qafe monedhat e këqija dhe te kursenin monedhat e mira. Pra ata përdornin per te blere gjera monedhat e këqija, me metale jo cilësore, te vogla etj., dhe grumbullonin monedhat e mira (pra ato qe kishin shume ar apo argjend), gjë që çoi në mënyrë paradoksale në përdorimin më të madh të monedhave me cilësi të ulët në treg. (ky njihet si «ligji i Greshamit»)

Në këtë pikë, pati nje risi qe I dha hov perdorimit te monedhave. Nga njëra anë, shfaqja e presës së cilindrave lejoi që prodhimi i monedhave të mekanizohej dhe të standardizohej, duke i bërë ato të ngjajnë shumë më tepër me njëra-tjetrën dhe, për rrjedhojë, të jenë më të vështira për t'u falsifikuar. Gjithashtu, qeveritë përfituan nga kjo risi për të rritur prodhimin e monedhës së tyre, në kurriz të rivalëve të tjerë në treg. Kjo reduktoi diversitetin e monedhave në qarkullim dhe filloi të vendoste themelet për monopolin që qeveritë qendrore do të impononin përfundimisht.

Në kete kohe, ekzaktesisht në vitin 1609, në Holandë u themelua Banka e Amsterdamit. Amsterdami ne ate kohe ishte nje qytet shume I rendesishem tregetar. Banka e Amsterdamit prezantoi nje risi. Ajo hapi llogari (të mbështetura nga depozitimi I nje shume parash), duke lejuar klientët e saj të perdornin keto depozita per shkëmbimet e tyre tregetare. Pra tregetaret nuk benin me tregeti me para ne dore. Sepse ato tashme kalonin nepermjet llogarise se tyre qe kishin hapur ne banke, me regjistrime në librat kontabël të bankës: ata qe blenin, banka bente pagesen dhe iu regjistronte një ulje në depozitat e tyre, ndersa per ata qe shisnin, parate I shtoheshin drejt ne llogari. Një tipar thelbësor i këtij sistemi ishte se Banka e Amsterdamit ishte përgjegjëse për analizimin e përmbajtjes metalike të monedhave dhe për vërtetimin se llogaritë përmbanin vetëm monedha me cilësi të mirë. Duke vepruar kështu, Banka reduktoi pasigurinë dhe u dha klientëve të saj një ndjenjë sigurie dhe besimi. Por jo vetëm kaq: duke përpunuar transaksionet përmes librave kontabël, ajo shpiku, krijoi një formë të re parash që nuk mishërohej më drejtpërdrejt në një objekt fizik. Paraja metafizike. Pra ca shenime ne nje regjister, qe tashme kishin vleren e parase.

Qytete të tjera si Roterdami ndoqën shembullin e Bankës së Amsterdamit dhe, më vonë, qeveria qendrore iu bashkua nismës duke krijuar keshtu Banken e pare Qendrore. Natyrisht shembulli u ndoq edhe nga shtete te tjera, duke pasuar keshtu zinxhirin e krijimit te Bankave Qendrore.

Pak nga pak, këto banka qendrore, duke qene se ato siguronin ato monedhat e mira qe permendem me lart, do të fitonin një monopol mbi emetimin e parave dhe do të eliminonin diversitetin e madh të monedhave në qarkullim. Nje prej bankave te para qendrore ishte Riksbank, banka qendrore e Suedisë, e cila u krijua në 1668. Ajo u krijua me dy qellime. I pari ishte ai I Bankes se Amsterdamit, pra një sistem pagesash për tregtarët. Qellimi I dyte ishte ofrimi i kredive për qeverinë. Pra duke qene se qeveria suedeze e kishte pare qe Banka kishte moendha te mira, prej ari, ajo mendoi pse mos marr dhe une nje pjese te ketyre parave, ne forme huaje dhe ti perdor per qellimet e mia politike. S’kam ku gjej me mire.

Zgjidhje brilante.

 

Kjo pastaj u kthye ne mode. Banka e Suedise u pasua nga Banka e Anglisë në 1694, e cila gjithashtu lindi me synimin për të ofruar linja krediti për qeverinë për të financuar luftën kundër Francës.

Por, por, por…ne këtë moment Banka e Anglise ndërmori nje hap te madh qe shndërroi përfundimisht epokën e parasë.

Edhe pse u krijua si një ent privat, Banka e Anglisë mori autorizimin e qeverisë për të nxjerrë kartëmonedha prej letre të mbështetura nga ari, të cilat i mbante në rezerva (privilegj që asnjë bankë tjetër nuk e kishte). Idea eshte qe per sasine e arit qe kishte ne depozitat e saj, Banka nxirrte disa letra ku shenohej ekuivalenti ne ar. Emri I monedhes britanike Paund vjen pikerisht nga njesia e peshes Paund, qe eshte diku tek 454 gram. Dhe nje leter me shenimin nje paund, tregonte qe vlera e asaj letre ishte 454 gram flori dhe mbajtesi I letres mund te shkonte te terhiqte sasine e floririt ne Banke kur te donte.

Në mënyrë të ngjashme, në 1716, John Laë (nje personazh shume kontravers anglez) mori mbështetjen e monarkisë franceze për të themeluar Bankën e Përgjithshme në Paris. Kjo ishte një bankë private, të cilën ai e përdorte për t'i dhënë kredi qeverisë dhe për të nxjerrë kartëmonedha, të cilat, përveçse mbështeteshin në depozita ari, ishin tërheqëse sepse qeveria franceze i pranonte ato si një mjet për të paguar taksat. Pra mbreti i Francës ishte i pari qe pranoi qe taksat e tij te paguheshin ne kartëmonedha prej letre. Natyrisht qe ti mund te shkoje te paguaje taksat tek mbreti me këto kartëmonedha dhe mbreti kishte mundësi të tërhiqte sasinë e floririt kur te dëshironte nga Banka.

Megjithëse kartëmonedhat e Bankës së Anglisë nuk ishin të parat (në fakt, historianët tregojnë lindjen e parave të letrës në Kinë pak kohë përpara shekullit të 10-të para erës se re dhe, në botën perëndimore, në kolonitë e SHBA-së në fund të shekullit të 17-të në erën e re) , reputacioni i saj i mirë ishte çelësi për konsolidimin e monedhës ne forme letre. Në fakt, Banka e Anglisë, e cila drejtohej nga një sistem standard ari (ajo mbante rezerva ari, të cilat mund të shkëmbeheshin me kartëmonedha me një normë fikse), fitoi një monopol mbi emetimin e parave në Angli. Këtë e arriti falë mbështetjes së qeverisë, e cila ndryshoi legjislacionin për të penguar agjentët e tjerë të emetojnë para, si dhe falë reputacionit të mirë për plotësimin e kërkesave për konvertimin e kartëmonedhave në ar dhe faktit që monedha letre e emetuar nga banka mund të përdoret për të paguar taksat.

Roli qendror që Banka e Anglisë krijoi për vete në sistemin financiar ndërkombëtar të shekullit të 19-të, i la vendin dominimit të Rezervës Federale amerikane në shekullin e 20-të. Me veprimet e tyre, të dyja bënë të qartë se bankat qendrore kishin marrë kontrollin e ofertës së parasë. Shfaqja e bankave qendrore jo vetëm që uli pasigurinë në lidhje me cilësinë e parasë në qarkullim, por imponoi edhe një mekanizëm për stabilizimin e çmimeve, pasi natyra e konvertueshme e kartëmonedhave lidhte ofertën e parasë me rezervat e arit. Në këtë kuptim, fakti qe duhet te limitoheshin brenda rezervës se arit qe kishin, I ndalonte bankat qendrore te printonin para pa limit. Gjithashtu, duke pasur monopolin e emetimit të parave, bankat qendrore u bënë bankat që u shërbenin bankave, pasi ato i furnizonin me likuiditet. Natyrisht ky likuiditet ofrohet kundrejt një interesi dhe kjo i vendosi bankat qendrore në pozitën ideale për të menaxhuar politikën monetare (duke ndikuar në normat e interesit me likuiditetin e ofruar për bankat e nivelit te dyte).

Por duket se Bankave Qendrore nuk iu pëlqenin shume kufizimet qe floriri ju vendoste. Dhe vendosen qe ta braktisnin atë.

Dhe këtu hyjmë në epokën “In God ëe trust”.

Deri ne vitin 1971 Rezerva federale amerikane operonte sipas sistemit te njohur si Bretton Ëoods, sipas te cilit sasia e kartëmonedhave te dollarit amerikan te printuara nga rezerva federale, duhet te ishte e mbështetur, pra te kishte kundër partinë e saj ne flori, i cili mbahej ne rezervat e floririt. Natyrisht, askush nuk shkon verifikon dot nëse banka qe pretendon se e ka gjithë kartëmonedhën e saj te mbështetur ne rezervën e floririt, e ka vërtet atë. Pra nëse banka ka aq flori sa për t’i kthyer çdo mbajtësi dollari amerikan, kundër vleftën ne flori.

Ne 1971, amerikanet pranuan publikisht qe kjo nuk ishte me një ngjarje reale dhe rezerva e floririt nuk mund te mbështeste dot gjithë dollarët e printuar dhe që qarkullonin në botë. Dhe deklaruan fundin e sistemit Breton Ëoods. Me përfundimin e sistemit Bretton Ëoods në 1971, bota kaloi në një sistem monetar thjesht të bazuar në paratë fiat. Me fjalë të tjera, paratë mbështeten vetëm në vetvete. Dhe sasia e parave ne treg duhet të jetë një kalkulim i komplikuar matematik qe ne thelb përmbush kërkesën për para, duke ruajtur një nivel te caktuar çmimesh ne treg. Pra duke marre parasysh inflacionin. Gjithsesi se nuk dua te zgjatem shume këtu.

Vlera e vetme e parasë sot qëndron në faktin se ne të gjithë besojmë se të gjithë të tjerët do ta pranojnë atë copë letre si një mjet për të kryer shkëmbime. Kjo ka bërë që disa ekonomistë të thonë se paratë kërkojnë besim në përjetësi: besimi në konceptin se nesër, pasnesër, pasnesër e tjetrën, e kështu me radhë, qytetarët do t'i pranojnë kartëmonedhat që posedojmë sot si një mjet për te shkëmbyer te mira materiale me ato copa letrash. Në fakt, nuk ka asnjë ilustrim më të qartë të këtij besimi sesa vetë mbishkrimi që shfaqet në kartëmonedhën e dollarit amerikan: In God Ëe Trust.

Pra pavarësisht se mijëvjeçaret kaluan, themeli i vlerës se parasë mbetet besimi. Si atëherë kur Bujku pranoi qe Peshkatari ti jepte nje guackë për detyrimin e 5 peshqve edhe sot qe paraja është thjesht ca numra ne nje ekran kompjuteri, ajo që i jep vlere gjithe sistemit është besimi. Bujku kishte besim tek guacka e peshkatarit, ne kemi besim se dhe te tjeret do te kene besim tek ajo copa e letrës...ne përjetësi.

Por nuk ndalon këtu, sot po jetojmë një epoke të re. Shumëkush e quan Revolucioni i Katërt industrial. Dhe një prej komponentëve të këtij revolucioni janë kriptomonedhat.

Dhe per to do te flasim fill pas reklamave…se na duhen paratë, e kuptoni besoj..

E dini kush jane risite me te medha teknologjike qe jane me afer sesa mund te besoni?

Telefoni Tesla, qe mendohet se do te jete telefoni me i fuqishëm qe ka ekzistuar ndonjëherë. Ai do te jete i lidhur me sistemin e sateliteve Star-link qe Elon Musk ka lançuar tashme ne hapesire c’ka do te thote qe do te jene te lidhur përgjatë gjithe kohes ne internet automatikisht, pa nevojen e Ëi-Fi apo abonimeve te kompanive telefonike. Do te jete i pajisur me teknologjinë Neurolink (qe eshte nje tjeter teknologji qe do t’ju leje me goje hapur, se do ta shpjegoj pak me vone dhe kete) dhe do te beje mining ne blockchain. Dhe me e rendesishmja do te karikohet me energji diellore.

Tjetra eshte Survejimi nepermjet Inteligjences Artificiale, ajo qe deri diku eshte arritur ne Kine sot. Nepermjet sistemit te Inteligjences Artificiale do te arrihet qe cdokush qe do te shkoje ne nje vend publik, ne sheshe, qendra tregetare, rruge nacionale etj., menjehere do te identifikohet nepermjet nje skedari te plote qe nis qe nga te dhenat e tij biometrike, historine mjekesore, mesazhet, aktivitetin publik dhe virtual dhe cdo gje. Nuk e parashikoj dot se kur kjo gje do te arrije ne Shqiperi, por ne vendet perendimore eshte ceshtje pak vitesh dhe do te realizohet e plote. Do te jete dicka 100 here me e fuqishme, efikase dhe e shpejte nga sistemet aktuale te survejimit me servera te vecante qe kane pothuajse gjithe vendet europiane.

Tjetri është i ashtuquajturi ËEB 3.0. Tani Ëeb 3.0 eshte niveli I trete I internetit. Niveli I pare ishte niveli me I hershem I internetit, kur kishim kryesisht faqe per informacion dhe marketing. Ëeb 2.0 eshte epoka e rrjeteve sociale, Facebook, Instagram, Youtube. Dhe Ëeb 3.0 eshte ajo qe ka ardhur tashme, por do te jete dominant ne vitet ne vijim, I cili operon me sisteme te decentralizuara ne blockchain. E veçanta e Ëeb 3.0 eshte fakti qe tashme nuk ka me disa kompani te cilat kontrollojne te dhenat, si Facebook, apo Google, por gjithsecili do te kete mundësi qe te administroje vete te dhenat nëpërmjet kriptomonedhave dhe NFT. Pak e komplikuar kjo, po do ta shpjegojme pak m^ vone.

Tjetri është i ashtuquajturi Metavers. E dini çfarë është Metaversi? Kush e ka pare filmin Matrix, Matrix ishte një metavers. Pra është nje si tip bote virtuale qe do te jete një kopje e botës sonë reale, ku njerëzit do të kryejnë aty një pjesë të mirë të aktivitetit. Njerëzit, me besoni jane çmendur pas metaversit. Kompanitë me te medha kane filluar po patentojnë produkte ne metavers dhe njerëzit po shpenzojnë miliona per te blere prona aty. Për të blerë prona virtuale. Por mos e gjykoni, ju kujtohet Facebooku para 6-7 vjetesh. Askush s’e besonte se do te vinte nje dite që Facebook do te zëvendësonte gjithë mjetet e tjera te informacionit. Çdo ngjarje e ke live në FB, çdo emision e kë live në FB, politika behet nëpërmjet Facebook, madje në Shqipëri dhe shteti drejtohet me Facebook.

E pra, para 7 vjetesh mund të shkruaje gjithfarë budallallëqesh në FB dhe s’e vrisje mendjen. Ndërsa sot marrin konsulentë, ekspertë dhe specialistë vetëm për të shkruar një status të thjeshtë, aq i rëndësishëm është Facebook, apo Instagram. E pra dhe ata që blejnë prona sot në metavers, ndoshta ne i mendojmë budallenj, por jo… Më besoni që do të vijë një ditë që realiteti virtual ka për të zëvendësuar realitetin fizik. Në mos 100%, 70-80% është e vdekur. E dini, së fundmi lexova një lajm që është martuar në metavers dhe jetojnë vetëm atje.

Tjetra është Neuralink. Neuralink është një chip, që po zhvillohet nga Elon Musk i cili do të integrohet në trurin e njeriut dhe do të mundësojë lidhjen e tij në kohë reale me gjithë aparatet smart, si telefoni, televizori, kompjuter, makina dhe do t’i drejtoje ato pa i prekur fare me dorë madje. Telefoni Tesla do të ketë një aplikacion të posaçëm vetëm për Neuralink.

Musk pretendon që në një të ardhme të afërt Neuralink do të ndihmojë në rekuperimin e gjithë disfunksioneve në pjesë të ndryshme të trupit që vijnë për shkak të keqfunksionimit të qendrave të ndryshme të trurit. Shumë veta e komentojnë neuralink si hapi i parë i shndërrimit të njeriut në Android (gjysëm njeri, gjysëm robot).

Dhe këtu nuk po flasim për vitin 2030. Neuralink do të jetë gati për të dalë në tregun e gjerë amerikan në vitin 2022.

Të jashtëzakonshme apo jo? Dhe këtu fola vetëm për projekte që tashmë kanë dale në treg dhe që kapacitetin e plote e arrijnë ose vitin tjetër, maksimumi në 2023.

Askush nuk arrin dot te imagjinoje çfarë do te jete shpikur ne 2030 për shembull..

Gjerat aktualisht, fale shpejtësisë se jashtëzakonshme te internetit, zhvillimit te Inteligjencës Artificiale dhe super procesorëve po ecin me shpejtësi marramendëse.

Siç e përmenda dhe në pjesën e parë, shumë e konsiderojnë këtë fazë, revolucionin e 4 industrial. Njerëzimi për një kohë të gjate nuk e ka përjetuar këtë intensitet ndryshimi qe po përjetojmë sot. Na duhet te kthehemi shume mbrapa ne kohe, atëherë kur shpikjet e elektricitetit, telefonit dhe automobilit ishin tre inovacione te mëdha teknologjike, ne tre fusha te ndryshme, te ndodhura ne te njëjtën periudhe qe shndërruan totalisht konceptet themelore te mënyrës sesi njerëzit jetonin në atë kohe.

Sot kemi zhvillimin e njëkohshëm ne 5 fusha kryesore. 1)DNA Sequencing, ose modifikimi dhe manipulimi i ADN. 2) Quantum computers qe jane kompjutera miliona here me te fuqishëm se kompjuterët aktuale. 3)Magazinimi/ruajtja e energjisë. 4)Inteligjenca artificiale dhe robotika dhe 5) teknologjia blockchain.

Dhe pikërisht tek kjo e fundit do te flasim pak me gjere.

Me sakte për nje nder produktet me te njohur dhe me te përfolur aktualisht te teknologjisë blockchain qe jane kriptomonedhat. Bitcoin, Ether (per te gjithe te apasionuarit, Etherium eshte platforma, crypto quhet Ether), DOT,ADA, Matik, SOL, USDT, XRP, Dogecoin, USDC.. Sot qe flasim janë mbi 8000 lloje cryptosh, por qe disa kane vlere dhe disa jo.

Po çfarë janë kriptomonedhat?

Janë një formë paraje elektronike. Kriptomonedhat funksionojnë njelloj si paraja normale në formë elektronike. Ata që përdorin karta debiti apo krediti, e kane nje ide me te qarte sesi funksionon paraja elektronike, dhe natyrisht e kane me te lehte te kuptojnë sesi funksionojne kriptomonedhat, pasi ngjashmeria eshte e larte. Veçse ne këtë rast kalimi nuk behet nga nje llogari bankare tek tjetra, por nga nje portofol te tjetri.

Natyrisht, kriptomonedhat jane para dhe parate mbahen ne portofol. Dhe kriptomonedhat mbahen ne portofole, natyrisht digjitale. Portofolat jane dy llojesh, hard wallet dhe soft wallet, po por për ta thjeshtuar imazhin, imagjinoni sikur portofolat janë thjesht kompjuterë të veçantë. Unë i mbaj kriptomonedhat e mia tek portofoli, pra kompjuteri im. Ti i mban te portofoli yt, pra kompjuteri yt.

Tani për ta kuptuar edhe me tej, nje kriptomonedhe, p.sh 1 Bitcoin është një kod alfanumerik i komplikuar dhe i vështirë për t’u deshifruar, edhe nëse je ndonjë tip Steven Haëkings. Dhe ky kodi konsiderohet si monedhë e kriptuar, pra e koduar me fjalë të thjeshta. Posedimi i tij, në portofolin tënd, pra kompjuterin tënd, të klasifikon si posedues i 1 Bitcoini. Njëlloj si unë quhem si poseduesi i këtij 2000 lekshi, thjesht sepse ai gjendet në portofolin tim. Ky 2000 Leksh s’ka as emrin tim te shkruar, asgje, por thjesht sepse eshte nje kartmonedhe unike qe ka kete numrin ketu dhe gjendet ne portofolin tim.

Edhe në rastin e kriptomonedhave këto kodet ruhen neper portofolet përkatëse te atij qe e zotëron kriptomonedhen.

Në momentin që kryhet një pagesë e caktuar në kripto, monedha kalon nga njeri portofol tek tjetri, nëpërmjet nje sere veprimesh kompjuterike qe kryhen ne atë moment, por ne nuk po i futemi me thelle, po e mbajmë thjesht. Unë të paguaj ty 1 Bitcoin, ky kodi alfanumerik kalon nga portofoli im tek portofoli yt.

Tani fillojnë pyetjet interesante.

Pyetja e pare interesante është pse një kriptomonëdhe, le të themi 1 bitcoin ka vlerën që ka sot? Kush ja jep vlerën?

Të njëjtët që i japin vlerën parasë prej letre. Besimi i njerëzve. Pra, fakti që miliona njerëz në botë besojnë se 1 Bitcoin ka vlerë dhe janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur, kjo i jep vlerën Bitcoinit.

Sot një Bitcoin ka një vlere diku tek 50 mijë dollarë. Sot, nëse ke nje Bitcoin mund ta konvertosh lehtësisht ne 50 mije USD. Me pare ka arritur dhe 70 mije dollarë. Pra është pikërisht ky besim, pra fakti qe arrin te gjesh shume lehtësisht njerëz qe jane te gatshëm te paguajnë per ta pasur, ai që i jep vlerë Bitcoinit dhe kriptomonedhave te tjera. E njejta gje si me dollarin, Euron, Lekun shqiptar, floririn, diamantin. Dhe ata qe paguajnë për të, e bëjnë sepse besojnë se nesër do të këtë të tjerë që do të pranojnë te paguajnë per ta pasur ate. E krhtu me radhe..

Këtu kalojmë te pyetja e dyte interesante.

Kush e garanton një transaksion qe kryhet me kriptomonedha? Pra, për ta bërë të thjeshtë, nëse unë pranoj të të shes makinën time ty për 1 Bitcoin, pra unë do te te jap makinën ti do te me japësh 1 Btc, kush me garanton mua qe ajo qe po marr është vërtetë 1 Bitcoin? Si e kuptoj unë qe po marr një gjë me vlere dhe jo një kod kompjuterik pa vlerë fare?

Fillimisht të kuptojmë sesi funksionon me paranë tradicionale.

Në rastin e parasë së zakonshme, kur pagesa behet cash, njerëzit kane njohuritë bazë për të dalluar një kartëmonedhe. Pra të gjithë arrijnë ta njohin një kartëmonedhë. Kur shkon tek dyqani, blen patatë i zgjat shitësit kartëmonedhën. Shitesi e identifikon ne moment vete kartëmonedhën, pa nevojën e dikujt. Nëse unë do të tentoja t’i jepja një copë letër me një shifër dhe me ngjyra, ai do ta dallonte direkt qe ajo s’ishte kartëmonedhë dhe do te ma kthente.

Por në rastin normal ai e njeh, dhe pasi e njeh te jep patatet, dhe këtu mbaron transaksioni.

Ne rastin kur pagesa behet ne forme elektronike, pra kur paguajmë ne dyqan me karte debiti, me kartën e pagës siç njihet rëndom, garanti për shitësin e dyqanit qe une qe po blej i kam lekët për të paguar për mallin është banka. Pra kur makina e kartës thotë Ok, atëherë ne atë moment banka ime ka dale garant qe unë kam paratë për të bërë pagesën dhe që paratë e pagesës do të shkojnë në llogarinë e shitësit.

Në rastin e kriptomonedhave, te dyja këto parakushte rrezohen. Sic mund ta shihni, ky është një kod i kriptuar që nuk e dallon dot ne pamje nëse është nje kriptomonedhe, apo nje kod kompjuterik i zakonshëm, pra ti si individ e ke te pamundur ta kuptosh se çfarë është. Dhe këtu bie varanti i kartëmonedhës e cila dallohet direkt. Nga krahu tjetër, në rastin e kriptomonedhave, nuk ka një bankë që të del garant, si në rastin e pagesave me kartë debiti apo krediti, pasi veprimet me kriptomonedha kryhen jashtë monitorimit te bankave, apo çdo autoriteti tjetër.

Tani këtu qëndron dhe revolucioni i kriptomonedhave, ne konceptin filozofik te fjalës. Verifikimin dhe certifikimin e një veprimi të caktuar e kryejnë vete mbajtësit e tjerë të bitcoin, pa pasur nevojën e një force superiore. Kur dikush bën një transaksion me bitcoin, sistemi automatikisht ua dërgon për certifikim përdoruesve te tjerë të bitcoin, që janë me dhjetëra mijëra, apo dhe me miliona. Këta përdorues, me kompjuterët e tyre te fuqishëm, bëjnë ca kalkulime monstruoze matematikore dhe ne fund identifikojnë qe ky kodi qe po përdoret në këtë pagese është vërtetë 1 bitcoin, apo është fals, kot. Nëse është i vërtetë, transaksioni aprovohet dhe bitcoini kalon nga blerësi te shitësi. Në të kundërt transaksioni nuk kryhet.  

Për punën qe kryejnë këta përdorues per identifikimin dhe autorizimin e veprimeve, sistemi i shpërblen me sasi kriptomonedhash, ne baze te vëllimit te punës që kryejnë. Ky proces quhet mining, pra të nxjerrësh nga miniera dhe ky është sistemi që gjeneron kriptomonedha të reja që i prodhon vetë sistemi dhe i jep si shpërblim për ata që punojnë.

Tani pse ky proces përbën një revolucion, ne kuptimin filozofik të fjalës.

Sepse njerëzit më në fund do të shpëtojnë nga kostot dhe vonesat e shumta që sistemi aktual i transfertave të parave prodhon aktualisht. Me kriptomonedha, çdo gjë është pothuajse falas dhe ne kohe reale, pra kalimi behet ne moment. Dhe jo vetem blerje, por tashme nëpërmjet platformave që janë ngritur ne blockchain si Etherium psh, pa kosto do te jete edhe lidhja e kontratave, kalimi i pronësie, shitja e aksioneve te nje kompanie, regjistrimi I patentave te ndryshme, pra praktikisht çdo gjë që do të kryhet ne blockchain. Sepse duhet kuptuar qe aktivitetet qe do te kryhen ne blockchain do te përfshijnë çdo shkëmbim apo marrëdhënie mes individësh. Por ne po mbetemi tek pagesat e thjeshta, ato do te jene pothuajse pa kosto fare, ne ndryshim nga pagesat aktuale, për te cilat banka te merr komisione te ndryshme. Njëkohësisht, për shpirtrat e lire anti-sistem, kjo përbën një shkëputje nga vargonjtë e kontrollit qe bankat ushtrojnë mbi qytetaret duke u bere ata vet zotër të veprimtarisë se tyre, pa u kontrolluar me nga sistemi. Liri ne formën e saj më të pastër.

Fatkeqësisht të njëjtën gjë e mendojnë dhe kriminelet, shitësit e drogës, pastruesit e parave, e shumë veprimtarive të tjera të këtyre fushave. Një shitës droge ne Kolumbi tashme nuk ka me përse të shqetësohet për transferimin e parave qe do te marre nga shitja e ngarkesës dhe qe deri dje i duhej të hiqte të zitë e ullirit për t’i marrë. Sot është shumë e thjeshtë. Pagesa i vjen direkt me kriptomonedha, i pashqetësuar nga kontrolli bankar, nga institucionet ligjzbatuese, prokurori, pastrim parash etj.. Ato kriptomonedha mund t’i këmbejë me pas dhe askush nuk e ndalon për asgjë.

Në fakt ky është dhe shqetësimi më i madh që ngrënë sot kriptomonedhat. Të gjendura jashtë filtrave të kontrollit, ato kanë lehtësuar gjithë aktivitetet kriminale duke bërë që paraja e piste të lëvizë lirshëm dhe pa pengesa tashme. Ky është dhe shqetësimi që unë përmenda javën qe shkoi për miratimin e ligjit për licencimin e tregtisë se kriptomonedhave.

Sot që flasim, nje pjese te mire te volumit te transaksioneve qe kryhen nëpërmjet kriptomonedhave, e zënë aktivitetet informale. Dhe ky është shqetësimi kryesor, të cilës i tremben të gjitha ato vende, te cilat nuk e kane licencuar plotësisht apo edhe fare, tregtimin e kriptomonedhave.

Por nuk është vetëm kjo, pika e dobët e kriptomonedhave. Ne gjendjen aktuale ku gjendet tregu I tyre, qe mund te quhet pa mëdyshje një treg qe funksionon mbi ligjet e xhunglës, aty ka shume spekulante dhe jashtëzakonisht shume mashtrim. Madje përveç disa kriptomonedhave kryesore qe mbështetën nga platforma serioze që ofrojnë shërbime serioze, pjesa me e madhe e tyre janë ose spekulim i pastër ose skema mashtrimi. Dhe rastet kur njerëz të thjeshte, të entuziazmuar nga epoka e re e kriptomonedhave, që thjeshtë kanë pasur dëshirën por jo njohuritë, kanë rënë pre e mashtrimeve, ka qenë shumë e madhe. Miliarda dollarë kanë humbur në kriptomonedha të ndryshme që ose kanë dështuar, ose kanë qenë skema mashtrimi nga mashtrues kompjuterikë.

Një pikë tjetër e dobët, është paqëndrueshmëria e tyre. Ato janë totalisht të paqëndrueshme dhe ti mund të humbasësh të gjitha paratë, ose të bëhesh milioner në një ditë. Madje mund të bëhesh milioner 1 muaj dhe muajin tjetër t’i humbasësh të gjitha. Shikoni ç’ka ndodhur me një kriptomonedhë të quajtur Shiba Inu. Shikoni ç’do të ndodhte nëse do të investonit 1000 dollarë dhe do të blenit Shiba në Shtator 2020.

Kthehesh dhe shpjegon tabelën.

Gjithsesi, pavarësisht te gjithë këtyre aspekteve negative që mund të këtë për momentin, e ardhmja i takon kriptomonedhave.

1.Pasi tregu te jete pastruar nga spekulantet dhe nga mashtruesit,

2. Pasi roli i kriptomonedhave në shoqëri të jetë evidentuar qartë, njerëzit të fillojnë ta shohin më ftohtë dhe pa emocion, ashtu siç shohin sot investimin tek kursi i këmbimit, dhe vlera e tyre të jetë e stabilizuar.

3. Pasi të jenë futur disa filtra identifikues për të dalluar kriminelin që kërkon të blejë drogë me kripto, nga individi i thjeshtë që kërkon të blejë rroba apo telefon me kripto, personalisht besoj se e ardhmja iu takon atyre.

Ne realitetin e ri teknologjik ku jemi drejtuar dhe ku po shkojmë me shpejtësi, me ËEB 3.0, me metaversin, kriptomonedhat janë i vetmi ndërmjetës financiar qe mund te përmbushë kriteret. Paraja tradicionale nuk e bën dot. Teknologjia Blockchain është e ardhmja dhe ne duhet te përgatitemi për të, sepse këtu nuk po flasim për vitin 2050, këtu bëhet fjalë për 5-6 vitet e ardhshme.

E di që të flasësh për Blockchain, për masën e gjerë në Shqiperi, në vendin ku gati gjysma e popullsisë jeton në kufi të varfërisë, është pak luks. Por ne jetojmë në një botë që po ndryshon, me apo pa lejen tonë. Dhe ne na duhet të bëhemi gati për të.

Gjithsesi shihemi të mërkurën tjetër, me të tjera histori interesante rreth ekonomisë. Sepse e thashë, deri në fund të festave nuk kam ndërmend të them asnjë fjalë për politiken..

Shihemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco