Kartëmonedhat e reja 500 e 2000 lekë, hidhen në treg nga 17 janari

Kartëmonedhat e reja 500 e 2000 lekë, hidhen në treg nga 17 janari

20:40, 22/12/2021

Duke filluar nga data 17 janar 2022, dy kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale.

Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Lajmi u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur sot në konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare.

“Në vitin 2021, u prodhuan edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim duke filluar nga data 17 janar 2022, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje”, deklaroi Sejko.

Në qershor 2021 u hodhën në qarkullim dy prerje të tjera – 1.000 dhe 10.000 lekë.

Shtimi i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10.000 lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë në vend./Atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco