Muhaxheri: Viti 2021 me investimet e huaja më të mëdha që nga viti 2007

Muhaxheri: Viti 2021 me investimet e huaja më të mëdha që nga viti 2007

21:57, 21/12/2021

Drejtori i Departamentit për Promovimin e Sektorit Privat në KIESA, Arbër Muhaxheri, tha se viti 2021 është viti me investimet e huaja direkte më të mëdha që nga viti 2007.

Muhaxheri, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se stoku i investimeve në Kosovë prej vitit 2007 e tutje është rreth 4.6 miliardë euro dhe këto nuk janë investime të krahasueshme me vendet tjera të rajonit.

Duke folur për investimet e diasporës, ai tha se mungesa e një politike të investimeve në Kosovë ka bërë që diaspora të investojë kryesisht në patundshmëri.

“Mendoj se viti 2021, pa marrë parasysh se a janë përqindja më e madhe në patundshmëri apo në sektorët tjerë, sigurisht do të jetë viti me investimet më të mëdha që nga viti 2007, do të thotë do të tejkalojë 470 milionë euro investime brenda vitit sa ka qenë viti 2007, viti më i mirë deri sot.”

“Realisht këtë aspektin e investimeve tek ne apo përse është sektori i patundshmërisë kaq i zhvilluar, normal që është aspekti i diasporës sonë, të cilin ne ndër vite nuk kemi ditur ta drejtojmë apo menaxhojmë si duhet. Realisht, duke mos pasur një fokus ose një politikë të investimeve ndër vite, ne deri më tani nuk kemi politikë të investimeve dhe duke mos e pasur atë politikë edhe diaspora jonë nuk e ka pasur të qartë se në çfarë mund të investojë. Kemi një aset jashtëzakonisht të madh diasporën, diaspora është e ndërlidhur me kompanitë e ndryshme, për shembull nëse flasim për Gjermaninë, kompanitë me prejardhje prej Kosovës që janë atje, që operojnë, janë të ndërlidhura me kompanitë gjermane dhe realisht ato janë ambasadorët tanë kryesor për t’i bindur, ata janë që e krijojnë imazhin për Kosovën”.

Muhaxheri tha se 65 përqind e investimeve gjermane në Ballkanin Perëndimor janë në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco