Këta duan rrogën e 13-të, e mbi 800 mijë kosovarë nuk kanë marrë asnjë rrogë sivjet

Këta duan rrogën e 13-të, e mbi 800 mijë kosovarë nuk kanë marrë asnjë rrogë sivjet

12:51, 21/12/2021

Analisti Agron Demi ka ironizuar me kërkesat në sektorin publik për pagën e 13-të.

Nuk ka sindikatë që nuk po kërkon një pagë shtesë në fund të vitit, ndërkohë në sektorin privat mezi po bëhen pagat për punëtorët, për shkak të krizës që e shkaktoi pandemia.

“Dje sindikata e KEK-ut kërkoi pagën e 13-të.

Sot Policia e kërkon pagën e 13-të.

Për SBASHK-un mos të flasim, ata edhe lypin paga të larta, edhe nuk dojnë hiq me punu as me u testu për dijen e tyre.”, thekson Demi në statusin e tij.

Sipas tij ka institucione publike që vetëm se e kanë të garantuar me rregulloret e brendshme rrogën e 13-të.

“Krejtë këta shantazhojnë një shoqëri e cila me taksa e tatime i financon pagat e larta të tyre, e janë mbi 800 mijë qytetarë në moshë pune që në vitin 2021 nuk e marrin asnjë rrogë, lëre më rrogën e 13-të.”, kujton Agron Demi nga Instituti GAP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco