Dogana vazhdon të krijojë lehtësira tregtare për  bizneset legjitime

Dogana vazhdon të krijojë lehtësira tregtare për bizneset legjitime

16:31, 20/12/2021

Dogana e Kosovës vazhdon të krijojë lehtësira tregtare për  bizneset legjitime, shkruan Syri.net Kosova.

Në këtë kuadër pas përmbushjes se kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës  (kompania e pestë) për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO)  për kompanin prodhuese/eksportuese "Kivo" Kaçanik.

Me këtë rast kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes në kuader të programit te AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore.

"Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë lehtësira në procedura subjekteve që plotësojnë kriteret dhe të punojmë si një partner në procedura doganore.", thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco