Kërkohet nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri përmirësimin e punës së BQK-së

Kërkohet nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri përmirësimin e punës së BQK-së

15:32, 30/11/2021

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi tek Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e për Bankën Qëndrore të Kosovës (BQK)

OAK përmes një letre, thotë se shprehë shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset.

Ndër shkresat që OAK ka deleguar tek BQK, të cilat thuhet se kanë ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve, e që nuk kanë marrë trajtim dinjitoz janë:

Të largohet kamata prej 5 – 8% për kthimin e parave metalike në kartmonedha, detyrim i vendosur nga BQK;
Të ulen tarifat e shfrytëzimit të POS nga ana e bizneseve nga 1 – 3% sa është aktualisht, në së paku 0.025%;
Të punohet që disa sisteme elektonike të pagesave të jenë valide edhe në Kosovë, siç është paypal, cyber source, amazon etj;
Të rikthehet në gjendjen e mëparshme Udhëzimi mbi Implementimin e Sistemit Bonus – Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e veturave të firmave, i cili ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 2020 etj.

OAK konsideron që bashkëpunimi më BQK-në është mëse i nevojshëm, ashtu që sektori privat të funksionoj më mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco