Hani i Elezit komuna me transparencën më të lartë buxhetore në Kosovë

Hani i Elezit komuna me transparencën më të lartë buxhetore në Kosovë

10:41, 25/10/2021

Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore, komuna e Hanit të Elezit është ranguar si komuna më transparente për vitin 2020 me gjithsej 100 pikë të mbledhura.

Të gjitha dokumentet e vlerësuara me pikë në indeks janë publikuar në faqen zyrtare të komunës dhe pothuajse të gjitha janë në formatin “Excel”, i cili lejon qasje dhe përdorim të lehtë të të dhënave të publikuara, shkruan Syri.net Kosova.

Komuna e Hanit të Elezit ka publikuar rregullorën për subvencione dhe kontratat e nënshkruara në formatin PDF i skanuar, por për shkak të përmbajtjes kryesisht tekstuale, këto dy dokumente vlerësohen njejtë në të gjitha formatet.

Komuna e Hanit të Elezit e ka publikuar Kartelën Analitike të Kontos, si një ndër dokumentet më të detajuara të shpenzimeve buxhetore. Po ashtu, komuna ka organizuar të paktën katër dëgjime buxhetore me qytetarët për buxhetin e vitit 2021. Kjo komunë është përgjigjur në kërkesat për qasje në informacione konform Ligjit për qasje në dokumente publike.

”Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2020” ofron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë. Vlerësimi bazohet në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco