Në disa kantiere ndërtimi në Prishtinë, ndalohet puna nga inspektoriati

Në disa kantiere ndërtimi në Prishtinë, ndalohet puna nga inspektoriati

22:00, 20/10/2021

Për shkak të mungesës së masave të mjaftueshme të sigurisë në disa kantiere ndërtimi në Prishtinë, inspektorët e punës janë detyruar të ndërpresin punimet përkohësisht në disa vendpunishte.

Ekipi i Inspektoratit të Punës, i drejtuar nga Arton Çerkini,  gjatë inspektimeve ka vërejtur se në disa vendpunishte mungojnë pajisjet ose pengesat në zona të rrezikshme të kantierit, të cilat mund të paraqesin rrezik për punëtorët.

Çerkini konstaton se në njërin nga kantieret e punës ka parregullësi në vendin e punës.Në këtë kantier pune kompania nuk ka vendosur kornizat mbrojtëse tek ashensorët.Sipas inspektorit Arton Çerkini, kjo parregullsi shkakton rreth 60% të vdekjeve në vend të punës.

“Rregullat kërkojnë që të shmangin hapësirat që punëtoret mund të rrëshqasin, shkallët dhe liftet, hasen probleme të disa hapësirave në të cilën punëtorët mund të bien. Punëdhënësi duhet të planifikojë të gjitha masat e sigurisë në vendin e punës. 

Një prej parregullsive kornizat e lifteve zakonisht prej statistikave 60 ndodhen tek kornizat e lifteve sepse shumica e punëdhënësve apo punëkryersve bëjnë furnizimet përmes kornizave të lifteve. Shumica e punëtorëve duke u ngjitur lart shumë herë prej pakujdesisë prej hyrjes për të zbritur kalojnë tek kornizat e lifteve sepse janë afër. 

Kornizat duhet të jenë të mbyllura dhe nuk duhet të ketë askush qasje”, tha ai.Pas kësaj, inspektorët mbyllin vendin e punës dhe obligojnë punëdhënësin që t’i përmbushë dhe plotësojë kushtet e nevojshme për punë.Pas disa ditëve në Inspektoratin e Punës vjen një informatë se në punishten që është bllokuar nga Inspektorati i Punës disa ditë më parë ka filluar lëvizja e punëtorëve.

“Sot kemi me shku në një kantier të punimeve ku i kemi ndaluar punimet. Në bazë të informatave që kemi marrë, pa ndërmarrjen e masave që u kanë dhënë obligim me vendim një pjesë e punëtorëve janë duke punuar në atë vendpunishte”, ka thënë inspektori Çerkini.

Por kur inspektorët arrijnë në vendin e ngjarjes konstatojnë se punëtorët vetëm janë duke vendosur skelarinë si dhe kornizat tek ashensorët, kështu duke plotësuar obligimet nga Inspektorati i Punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco