Pakoja e Ringjalljes Ekonomike zbulon numrin e saktë të kosovarëve që u pushuan nga puna në kohën e COVID-it

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike zbulon numrin e saktë të kosovarëve që u pushuan nga puna në kohën e COVID-it

12:57, 16/10/2021 Nga Dardan Gashi

Ditën e djeshme ka përfunduar afati për aplikim nga bizneset dhe punëtorët për masat 1.1, 1.2, 1,3 të cilat në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike kanë parashikuar subvencionimin direkt të punëtorëve kosovarë të cilët humbën punën gjatë pandemisë, njëkohësisht edhe u punësuan gjatë kësaj kohe. Syri.net Kosova iu sjell detaje

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ditë më parë ka shpjeguar masën 1 që lidhet më mbështetjen për punësim dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës në Kosovë në kohën e pandemisë dhe që janë punësuar nga data 1 korrik e më tej do të kenë një mbështetje në vlerë prej 100 eurosh për tre muaj radhazi.

Kurse, për të gjithë të punësuarit e rinj mbështetja do të jetë tre muaj nga 50 euro, derisa gratë e punësuara do përfitojnë për 3 muaj nga 50 euro.

Duke pas parasysh se institucioni i Administrata Tatimore e Kosovës është implementuese i disa prej masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike, Syri.net Kosova ka kërkuar nga ky institucion statistikat se sa aplikime ka pasur nga qytetarët për këtë masë.

 

Në një përgjigje zyrtare për Syri.net Kosova, nga ATK kanë treguar se në total për këto masa janë pranuar 7 mijë e 340 kërkesa për 13 mijë e 147 punëtorë.

Këto shifra janë të ndara për masat 1.1, 1.2 dhe 1.3.

Për masën 1.1, ku parashikohet rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, me një mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro kanë aplikuar 1 mijë e 421 punëtorë.

Në total ka pasur 404 kerkesa në total  847 punetore dhe 572 aplikime nga vetë punëtorët

Image

Image

Për masën 1.2, ku parashikohet mbështetja  për të punësuarit e formalizuar për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€), në total kanë aplikuar 6 mijë e 79 punëtorë.

Për këtë masë siç njofton ATK kanë arritur 906 kërkesa për 3 mijë e 274 punëtorë.

Derisa, kërkesa nga vetë punëtorët  për këtë masë janë 2 mijë e 805 sosh.

Image

Image

Për masën 1.3, mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€) në total kanë aplikuar 5 mijë e 642 punëtorë.

Nga 1597 kërkesa kanë aplikuar 4133 punëtorë, derisa nga vetë punëtorët ka pasur 1 mijë e 509 kërkesa.

Image

Image

ATK për Syri.net Kosova ka njoftuar se gjatë këtij procesi, me gabime kanë arritur 6 kërkesa për 7 punëtorë.

 

Kujtojmë se aplikimi për të përfituar nga këto masa ishte data  15 tetor 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco