Shtyhet afati për aplikim, fermerët mund të përfitojnë subvencione deri më pesë tetor

Shtyhet afati për aplikim, fermerët mund të përfitojnë subvencione deri më pesë tetor

11:23, 28/09/2021

Të gjithë fermerët e interesuar për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural në Kosovë, do të kenë mundësi të aplikojnë deri më pesë tetor.

Afati për pagesa direkte-subvencione ka qenë i hapur deri këtë të martë më 28 shtatorë, por ai është shtyrë edhe për shtatë ditë të tjera si rezultat i kërkesës së fermerëve anë e mbanë Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një njoftimi publik.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se procedurat e aplikimit dhe dokumentacionit mbeten të njëjtat.

Ndërsa, 23 shtator të këtij viti fermerët nga qytetet e ndryshme të Kosovës kishin protestuar dhe ishin grumbulluar para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke shprehur revoltën e tyre për kriteret që kishte vendosur ky institucion për përfitimin e subvencioneve.

Ndërsa, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit do t’i subvencionojë me 21.6 milionë euro disa kultura bujqësore përmes Programit për pagesa Direkte.

Kategoritë që do të përfitojnë janë kryesisht gruri, thekra, tërshëra, misri, luledielli etj.

“Pagesa direkte për sipërfaqet e mbjella të grurit dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit, për sipërfaqet e mbjella të farës së grurit, për sipërfaqet e mbjella të thekrës për sipërfaqet e mbjella të tërshërës, për sipërfaqet e mbjella të misrit, për sipërfaqet e mbjella  të lulediellit, për vreshtat ekzistues”, kishin thënë nga zyra e mediave në MBPZhR për Albanian Post.

Po ashtu në program për subvencionim janë edhe frutat e imëta, bimët mjekësore e rrushi.

“Pagesa direkte për verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit për sipërfaqet e mbjella  me perime, për bimët mjekësore dhe aromatike / BMA”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco