Shumë punëtorë kosovarë ua shohin sherrin masave të qeverisë dhe bizneseve të pamëshirshme

Shumë punëtorë kosovarë ua shohin sherrin masave të qeverisë dhe bizneseve të pamëshirshme

13:25, 27/09/2021

Agron Demi nga GAP ka bërë një deklaratë të fortë rreth padrejtësive që po i bëhet grave nga sektori privat.

Demi tha thënë se për shkak të masave anti covid, shumë punëtore po detyrohen të marrin pushim për të qëndruar në shtëpi më fëmijët, kurse nga punëdhënësi nuk po paguhen

“Tash që u hapën shkollat e çerdhet, Qeveria duhet me i mbrojtë të gjitha punëtoret që janë detyru me i marr 2-4 javë pushim prej punës, e që bizneset tash po refuzojnë me ju dhanë pagë të plotë.

Mos pritni që punëtoret kanë me u anku vetë, ngase të gjithë e dinë se bizneset u hakmerren me ndërprerje ose mos vazhdim të kontratës. E sot shumë punëtore te sektorit privat janë infromuar se nuk do paguhen për këto dy javë që kanë marr pushim për shkak të çerdheve të mbyllura”.

Demi ka thënë se ka mënyra të lehta për të diktuar këto  biznese.

“Shumë lehtë e ka Ministria e Financave, përmes ATK e Trustit, me i identifiku bizneset dhe punëtoret që kanë me marr pagë përgjysmë më pak në shtator në krahasim me muajtë paraprak.

Përndyrshe, me masa të qeverisë, jeni duke u'a vështirësu edhe më shumë jetën atyre grave që menxi kanë siguruar një vend pune” shkruan Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco