8 kompani kosovare marrin pjesë në takime B2B me blerës gjermanë

8 kompani kosovare marrin pjesë në takime B2B me blerës gjermanë

21:34, 24/09/2021
Në Konferencën e shtatë "Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane" do të marrin pjesë 8 kompani nga Kosova.
 
36 kompani gjermane do ta kenë mundësinë përmes takimeve B2B (biznes me biznes) me 208 kompani nga Ballkani Perëndimor. Sipas organizatorëve do të zhvillohen mbi 550 takime B2B, nga 28.09. deri me 19.10.
 
Në konferencën që do të mbahet dhe sivjet online, nga Kosova do të marrin pjesë Multi-Tech-Group, Mikroni, VINEX, Eurometal, Polytec, Unicron, Inova Pipe dhe Art Aluminum.
 
Në një takim përgatitor këto kompani sot u pritën në zyre të OEGJK-së për të marrë më shumë informacione për takimet dhe përkrahjen që OEGJK e ofron për pjesëmarrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco