'Hidromorava' në krizë, dërgon borxhlinjtë në përmbarim

'Hidromorava' në krizë, dërgon borxhlinjtë në përmbarim

14:37, 24/09/2021

Kompania e Ujësjellësit ‘Hidromorava’ në Gjilan ka dalur me një njoftim zyrtar në lidhje me pagesat e ujit, shkruan syri.net Kosova.

Në njoftim, kompania ka falenderuar të gjithë konsumatorët të cilët janë të rregullt me pagesa, mirëpo për konsumatorët të cilët nuk i shlyejnë detyrimet ka njoftuar se do të marrë masa ligjore.

Njoftimi i plotë:

APEL PËR PAGESË TË FATURAVE TË UJIT

Gjilan, 24 shtator 2021 - KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit, mirëpo kohëve të fundit është rritur numri i konsumatorëve të cilët nuk po i shlyejnë detyrimet ndaj kompanisë për shërbimet e ofruara. Mospagesa e detyrimeve rrezikon operimin e kompanisë, duke patur parasysh obligimet që ka kompania ndaj operatorëve të tjerë, punëtorëve dhe shpenzimet e mëdha operative në trajtimin dhe distribuimin e ujit, atëherë vetëm pagesat e juaja na mundësojnë furnizim të rregullt me ujë.

KRU “Hidromorava” e shtyrë nga borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit është e detyruar të marrë masa ligjore të bazuara në legjislacionin në fuqi dhe lëndët e konsumatorëve borxhli do të procedohen te përmbaruesi privat për procedurë përmbarimore dhe padi në gjykatë.

Për çdo vërejtje me shkrim dhe shkyqje nga rrjeti i ujësjellësit kompania do të ju ngarkojë me kosto shtesë.

Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në kompani për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësira dhe me mundësi programimin e borxhit me këste në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco