Anulohet vendimi për barrierat tregtare, ishte i ngjashëm me atë të masave të dhunshme të 1989

Anulohet vendimi për barrierat tregtare, ishte i ngjashëm me atë të masave të dhunshme të 1989

23:22, 22/09/2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e rregullt të 36-të, ka miratuar katër dokumente të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Njeri ndër to është vendimi për shfuqizimin e akteve sipas Programit për Eliminimin e Barrierave Tregtare, shkruan Syri. net Kosova.

Ky vendim, sic njofton qeveria përditëson legjislacionin, duke mënjanuar rregulloret dhe aktet teknike e jo-teknike të trashëguara nga ish-Jugosllavia.

"Vendimi njëherësh anulon aktet e ngjashme që janë miratuar nga autoritetet e dhunshme pas 22 marsit 1989 dhe për këtë arsye kanë qenë gjithmonë të pavlefshme. Programi për Eliminimin e Barrierave Tregtare 2021–2025, që buron nga Traktati mbi Funksionimin e BE-së, është miratuar me vendimin e Qeverisë nr. 22/16, të 22 qershorit 2021. Vendimi i sotëm është vijimësi e vendimit të mëhershëm" thuhet ne njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco