Ky vendim i marrë sot nga Qeveria, përmbush një detyrim nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

Ky vendim i marrë sot nga Qeveria, përmbush një detyrim nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

23:18, 22/09/2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e rregullt të 36-të, ka miratuar katër dokumente të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Njeri ndër to është Projektligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve, shkruan Syri.net Kosova.

Ky projekligj është pjesë e pakos së ligjeve të pronësisë industriale.

Sipas qeverisë, ky akt përcakton dhe mbron të drejtat e krijuesve të topografive të produkteve gjysmëpërçuese, në përputhje me legjislacionin e BE-së.

"Me miratimin e këtij projektligji, Republika e Kosovës përmbush një detyrim të radhës nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe forcon infrastrukturën juridike për zhvillimin e vendit" thuhet ne njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco