Çfarë parasheh projektligji për Inspektimet që u miratua sot nga Qeveria e Kosovës?

Çfarë parasheh projektligji për Inspektimet që u miratua sot nga Qeveria e Kosovës?

23:14, 22/09/2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e rregullt të 36-të, ka miratuar katër dokumente të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Njeri ndër to është projektligji për Inspektimet, shkruan Syri.net Kosova

Sipas qeverisë, ky projektligj do të hedhë themelet për reformimin dhe bashkërendimin e inspektorateve, duke përmirësuar zbatimin e ligjit dhe duke zvogëluar barrën te subjektet e inspektimit.

"Ky projektligj është akt kornizë, që vendos rregullat kryesore të inspektimeve, themelon Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm për bashkërendim në shkallë vendi, si dhe udhëzon përgatitjen e ligjeve dhe akteve të tjera për inspektimet në fushat përkatëse" thuhet në njoftimin e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco