Jakurti: Tregtarët mund të gjejnë rrugë alternative pos Serbisë

Jakurti: Tregtarët mund të gjejnë rrugë alternative pos Serbisë

18:04, 21/09/2021

Ekonomisti Edison Jakurti në emisionin “60 Minuta”, ka thënë se masa reciprociteti është dashur të merren qysh më herët ndaj Serbisë, si nga Qeveria ashtu edhe konsumatorët kosovarë, ndaj mallrave nga Serbia.

Jakurti ka thënë se tregtarët mund të gjejnë rrugë alternative për tregti, dhe jo domosdo të jenë të detyruar të kalojnë përmes Serbisë për t’u futur në Kosovë.

“Absolutisht mund të gjejnë rrugë të tjera. Kur jemi te kosto duhet pasur parasysh që nuk është mirë të përhapet panik, prandaj deklaratat e Vuçiqit nuk duhet marrë shumë seriozisht sepse ekziston në ekonomi tendenca e ndikimit të pritshmërive në çmime. Përpos ndryshimit të kostos që ka ndikim në çmim, është edhe pritshmëria për të ardhmen që ndikojnë çmimin”.

 

Ai ka shtuar se duhet evituar rritja e çmimeve, pasi jodomosdoshmërisht mund të ndodhë rritja e tyre vetëm pse ekziston një pritshmëri.

“Duhet të ketë kontroll të shtuar në tregjet e Kosovës, meqë nuk kemi masë tregtare nga Serbia ende, sepse ekzistojnë jo thjesht tendencë e keqpërdorimeve por për shkak të pritshmërive që do të ketë rritje të kostos, pastaj fillon të ndodhë një kompensim i parakohshëm i atyre që bëjnë tregti”, ka thënë ai.

Jakurti e quajti detyrë patriotike që importuesit të ndalin importin e mallrave nga Serbia.

“Duhet pasur diskutim më të thellë për raportin tregtar me Serbinë. Mallrat që blejmë prej Serbisë përdoren për ta financuar një qeveri që në vazhdimësi punon kundër Kosovës. Është detyrë patriotike e importuesve që të mos vazhdojnë këtë”, ndërsa shtoi se, “Duhet më shumë mbështetje prodhuesve vendorë. Duhet zhdërvjelltësi më e madhe tregtarëve që të gjejnë tregje të reja alternative pos Serbisë”.

Sipas Jakurtit, pa zgjidhje politike edhe çështjet ekonomike nuk mund të zgjidhen lehtë.

“Pa zgjidhje të nivelit politik, rruga ekonomike edhe për shkak të dallimeve të mëdha që kemi në madhësinë dhe përbërjen e ekonomisë në Serbi dhe Kosovë, nuk mund të presim që të kemi zgjidhje të tillë siç proklamohej nga Grenelli që me këto marrëveshjet ekonomike do të jetë zgjidhje në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Jakurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco