Ankohen vreshtarët: Nga ndarja e subvencioneve, sektori vreshtar është dëmtuar me 1,145,950 euro

Ankohen vreshtarët: Nga ndarja e subvencioneve, sektori vreshtar është dëmtuar me 1,145,950 euro

14:34, 09/09/2021

Shoqata e Vreshtarve ‘’Vreshtari’’, thotë se me gjithë kundërshtimin e tyre po vërtetohen tendenca e MBPZHR-së për dëmtim të sektorit Vreshtar në përgjithësi.

 

Kjo shoqate thotë se dje me shpalljen e programit për Subvencione ( pagesa direkte) për sektorin e Vreshtarisë janë ndarë vetëm 1,842,870 euro, pra ka një ulje të subvencinimit të sektorit vreshtar prej- 1,145,940 euro

Shoqata ka radhitur se sa kanë qenë subvencionimi ndër vite në sektorin e vreshtarisë :

Viti 2018 – 2,580,250 €

Viti 2019 – 2,988,810 €

Viti 2020 – pako emergjente pandemi ( 2 x 2,998,810€) 5,977,620€

Viti 2021 (vit pandemik) – 1,842,870

Sipas shoqatës, sipërfaqe me vreshtat egzistues ne vitin 2021 janë 3451 ha, me shpalljen e programit 2021, sektori vreshtar është dëmtuar me 1,145,950 €. “Me kategorizimin e subvencionimit në sipërfaqe ne jemi në dijeni se vetëm dy kompani kanë sipërfaqe mbi 20 ha. Në këtë rast mbi 4000 familje të fermerëve Vreshtar do të kenë shume më pak të hyra nga subvencionet!”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

“Le të mbetet në ndërgjegje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, MBPZHR-së, AZhB-së dhe gjithë atyre që kontribojn në shkatërim të sektorit vreshtar. Fermerët dhe Vreshtarët nuk do t’ju harrojnë këto dëme që MBPZHR-ja dhe këshilltarët oportunist i bëjnë vreshtarisë në kohë PANDEMIE dhe në kohë krize ku pothuajse cdo gjë është shtrenjtuar për 30 %”, shtonë tutje komunikata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco