Zv.ministri i Infrastrukturës 'kërcënon' kompanitë e rrugëve, kjo ju pret nëse shkelni standardet

Zv.ministri i Infrastrukturës 'kërcënon' kompanitë e rrugëve, kjo ju pret nëse shkelni standardet

21:03, 07/09/2021

Zv.kryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi po vlerëson se cilësia e rrugëve do të jetë prioritet i ministrisë, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot bëra një vizitë në dy laboratorët e kontraktuar nga ministria për kontrollin e kualitetit të investimeve në ndërtim të rrugëve. 

U njoftova nga afër me procesin e egzaminimeve që bëhen në këto laboratore me të cilat sigurohemi nëse përdoren materialet sipas specifikacioneve të parapara me kontratë. Kërkova nga ta që të punojnë me profesionalizëm sepse nuk do të tolerojmë asnjë devijim në ketë aspekt. ", ka shkruar ai në Facebook.

"Në të njëjtën kohë i paralajmëroj të gjitha kompanitë që mirren me ndërtim të rrugëve se çdo situatë kur nuk respektohen kushtet e kontratës do të jetë kosto për ta. Çdo pozicion që nuk është punuar sipas standardeve dhe specifikacioneve teknike të parapara me kontratë do të punohet përsëri dhe kjo ju kushton përsëri atyre. Nuk ka më tolerime.".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco