Propozimi në Berlin: Paguhesh 1100 euro nëse nuk përdor makinën në qytet

Propozimi në Berlin: Paguhesh 1100 euro nëse nuk përdor makinën në qytet

18:56, 01/09/2021

Të paguhesh 1100 euro në vit për të mos përdorur makinën tënde. Ky është propozimi i lëvizjes Changing Cities, i cili, së bashku me Institutin për Lëvizshmërinë Urbane, propozon një iniciativë për t'i nxitur qytetarët e Berlinit të braktisin makinat për të lëvizur nëpër qytet.

Objektivi është që të paraqitet një zgjidhje konkrete për trafikun e kryeqytetit gjerman, falë të cilit rreth 60 mijë automjete do të mbeteshin në garazhe, raporton Corriere.

Sipas Andreas Knie, ekspert i lëvizshmërisë, rreth 50 % e gjermanëve mund të bënin pa makinën e tyre duke zgjedhur alternativa më të qëndrueshme si biçikleta, makina me qira ose transporti publik.

Në mënyrë që kjo prirje të bëhet realitet, për ekspertët, është e nevojshme të përmirësohen shërbimet e ofruara.

Për momentin projekti nuk ka gjetur ende mbështetjen zyrtare të administratës së Berlinit, edhe pse ballafaqohet me disponueshmëri të kufizuar ekonomike në nivel qyteti dhe një sistem transporti me hapësirë ​​të gjerë për përmirësim, ende i papërshtatshëm për të akomoduar një fluks më të madh udhëtarësh në krahasim me atë aktual. Viti i referencës është 2027, afati kohor brenda të cilit Berlini synon të çlirojnë plotësisht Ringun, unaza kryesore hekurudhore e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco