Qeveria Kurti trashëgon borxhe marramendëse shkaku i shpronësimeve

Qeveria Kurti trashëgon borxhe marramendëse shkaku i shpronësimeve

14:43, 01/09/2021

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për medie ka folur për keqpërdorimet në shpronësime, duke thënë se buxheti po vazhdon të dëmtohet për shkak të këtyre proceseve, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se në fillim të këtij viti borxhi i shtetit ka qenë 182 milionë euro, lidhur me shpronësimet e që vetëm për këta gjashtë muajt e fundit borxhi është rritur për shtatë milionë euro.

“Kjo konferencë është sqarim i temës nga konferenca e djeshme nga ministri Hekuran Murati. Procesi i shpronësimeve në vend ka shkaktuar telashe të mëdha. Në konferencën e djeshme u fol për parregullsitë e gjetura, për ndryshimet e parregullta e ku është përmendur edhe vlerësimi i pronave ndaj njëra-tjetrës. Procesi i shpronësimit sot përbën një nga sfidat më të vështira. Kemi rrugë të realizuara për të cilat sot Kosova përballet në gjykata e që janë mbi 12. Në fillimi të këtij viti borxhi i shtetit ka qenë 182 milionë euro lidhur me shpronësimet, vetëm gjashtë muajt e fundit ky borxh është rrit për shtatë milionë euro dhe po vazhdon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco