Ujësjellësi 'Prishtina'  u kërkon konsumatorëve së paku 10 për qind të borxhit

Ujësjellësi 'Prishtina' u kërkon konsumatorëve së paku 10 për qind të borxhit

11:26, 30/08/2021

Kompania Ujësjellësi “Prishtina”, u ka ofruar një mundësi borxhlinjve të shumtë, që të paguajnë faturat me këste pa kamata.

“Një pagesë e faturës mujore të ujit, një investim!

Një pagesë e faturave disa mujore të ujit, ke të drejtë t'i paguash me këste mujore pa asnjë kamatë shtesë duke e shfrytëzuar kriterin lehtësues, 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 36 muaj!

Realizim i lehtë dhe i menaxhueshëm për ju!”, ka apeluar kjo ndërmarrje publike që po përballet me mospagesë të faturave nga konsumatorët.

“Secila pagesë që e realizoni për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, do të rikthehet në investime afatgjate për ju, investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit i cili kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme.”, thuhet në njoftimin e kompanisë në faqen zyrtare në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco