Vjen superlajmi për fermerët kosovarë

Vjen superlajmi për fermerët kosovarë

11:32, 22/07/2021

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka dhënë një lajm të mirë për fermerët kosovarë.

Korenica përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se këtë javë po disbursohen 5 milion euro nga pakoja e rimëkëmbjes për pjesën e dytë (2020) të subvencioneve nga pagesat direkte për fermerët tanë, duke vazhduar edhe për pjesën e mbetur e që pritet të përfundojë brenda disa ditësh.

"Bujqësia do të kthehet në sektor të zhvilluar, ku qeveria bashkë me fermerët punëtorë do ta çojnë para këtë mision' shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

 

 

Këtë javë po disbursohen 5 milion euro nga pakoja e rimëkëmbjes për pjesën e dytë (2020) të subvencioneve nga pagesat direkte për fermerët tanë, duke vazhduar edhe për pjesën e mbetur e që pritet të përfundojë brenda disa ditësh.
Megjithëse një nga ministritë me të gjetura më të mëdha të keqpërdorimeve, (40 milion borxhe) të gjetura këto nga auditori i përgjithshëm, e ku para ca ditësh janë arrestuar 23 persona, ndërsa sot janë suspenduar nga puna 9 inspektor si rezultat i keqpërdorimeve dhe performancës së dobët.
Po bëhen përpjekje të mëdha që të bëhet hapja e aplikimeve edhe për këtë vit për pagesa direkte, besoj fuqishëm që kryeministri bashkë me ministrin e financave do të bëjnë zgjidhje të shpejt që fermerët e ndershëm e punëtorë të përfitojnë, sepse janë më meritorë.
Bujqësia do të kthehet në sektor të zhvilluar, ku qeveria bashkë me fermerët punëtorë do ta çojnë para këtë mision.
 
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco