Miliona për një copë letër, monopoli i ri po rrezikon Kosovën

Miliona për një copë letër, monopoli i ri po rrezikon Kosovën

08:45, 16/07/2021 Nga Dardan Gashi

Qytetarëve të Kosovës së shpejti do të iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata nga 1 shtatori do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tiketën ngjitëse, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me një kompani për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Për këtë marrëveshje, pati reagime nga opozita kosovare.

Por si e shohin ekonomistët kosovarë vendimin e MI-së për t'i shtuar një kosto shtesë qytetarëve?

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, thotë se në situatën që gjendet aktualisht Kosova, shtimi i një barre tjetër për qytetarët është i papranueshëm.

“Si pasojë e situates me pandeminë shtesa e ulët dhe e mesme e popullësisë është përballur me një situate të palakmueshme ekonomike. Shtimi i një barre shtesë sidomos për këtë kategori është jo I duhur në këtë kohë. Qytetarët momentalisht kanë nevojë që shteti të iu shtrejë dorën e jo të I ngarkojë me detyrime shtesë.

Sipas tij, ka metoda të tjera për të arritur deri tek ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

“ Ka metoda të tjera për të arritur këtë target, të mobilizohet policia, të ketë gjoba të majme, të zhvillohen fushata sensibilizuese në publik, por asesi të vendoset kosto shtesë”.

Kadriaj, poashtu thotë se vendimi i fundit, hap rrugë për krijimin e një monopoli të ri në Kosovë.

“Në rast se vetëm një kompani e mban ekskluzivitetin për këto tiketa ngjitëse atëherë kemi të bëjmë me monopol, këtu duhet të reagojë Autoriteti i Konkurencës. Në rastin tjetër Qeveria Kurti ishte shumë e zëshme ndaj monopoleve sikurse ai i Devollëve, të cilin e zhbëri, pse duhet ta krijojë një të ri?”

 

Ai thekson se qeveria Kurti si parti me orientim majtist siç proklamon, po e dëshmon  të kundertën duke e rënduar shtresën e mesme dhë te ulët.

Duhet të i kujtojmë kryeminstrit që në vend që të përkrahet qytetari si rezultat i pandemisë po e dëshmon të kundërtën si dhe duhet të i bëjmë me dije që monopoli nuk ndalet duke ua ndërruar akronimet por duke i dhënë hapësirë konkurencës së lirë.

 

Ndërsa ekonomisti Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova, thotë se ky vendim do të ketë ndikim negativ për qytetarët e Kosovës

“Sa i përket aplikimit të taksës së re prej 5 euro për regjistrimin e vetuarave kjo do të ndikojë sigurisht në xhepin e qytetarit, sepse xhepi i qytetarit veç është i varfër dhe i rënduar edhe nga viti i kaluar që është aplikuar  taksa prej 50 euro, si dhe kostoja e lartë e çmimeve të indexit të përgjithshme të mirave të konsumit të artikujve bazik të  domosdoshem, duke përfshirë edhe inflacionin vjetor prej 2% nga viti i kaluar, andaj kjo reflekton direkt tek xhepi i qytetarit dhe në standardin jetësor”

“ Nuk duhet të lihet pa përmendur se në Kosovë, paga mesatare është diku rreth 250 euro, një pjesë e popullsisë është e papunë, pastaj ngritja e çmimeve të pemëve dhe të yndyrnave, ku kjo ndikon në përkeqësimin edhe më tutje të mirëqenies socio-ekonomike. Vlen të theksojmë se Kosova ende e ka ekonominë e brishtë dhe informalitetin diku rreth 39% dhe BPV më të ultë se vendet e rajonit diku rreth 6.7 miliardë euro, dhe të hyrat vjetore më të ulta për kokë banori”

Ndryshe, Syri.net Kosova gjatë ditës së djeshme raportoi se në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj procesi për ‘tiketat ngjitëse’ ishte anuluar në tërësi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco