Alarmante, rreth 1500 deponi ilegale në Kosovë, prin Gjilani, më së paku Gjakova

Alarmante, rreth 1500 deponi ilegale në Kosovë, prin Gjilani, më së paku Gjakova

13:50, 09/07/2021

Deponitë ilegale të mbeturinave mbesin një nga problemet kryesore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas vlerësimit që ka bërë AMMK, gjatë vitit 2020, në nivel të Kosovës, në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme, ndërsa dominojnë kategoria e deponive të mëdha prej 43%.

Nëse bëhet një krahasim i numrit të deponive ilegale me regjistrimin paraprak në mars 2019 (kur ishin regjistruar 2529 deponi ilegale), mund të vlerësohet se ka një rënie të theksuar të numrit të tyre prej 1040 deponi.

Deponitë ilegale kryesisht dominohen nga mbeturinat e përziera (45%), pasuar nga ato të ndërtim-demolimit dhe ato komunale. Numri më i madhë i deponive ilegale është regjistruar në rajonin e Gjilanit përkatësisht 325 deponi ilegale, kurse më së paku deponi ilegale\ janë regjistruar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht 60 prej tyre.

Deponitë e regjistruara janë kategorizuar sipas madhësisë, përkatësisht si: deponi të mëdha, të mesme dhe të vogla, duke u bazuar në vëllimin e vlerësuar.

Kategorizimi i deponive është bërë edhe sipas kompozicionit të mbeturinave, si: (a) deponi të mbeturinave komunale; (b) deponi të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit; (c) deponi të mbeturinave të rrezikshme; (d) deponi të mbeturinave të vëllimshme; dhe (e) deponi të mbeturinave të tjera.

May be an image of map

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco