Kaq mund të fitoni nga blerja e Bonove të Diasporës

Kaq mund të fitoni nga blerja e Bonove të Diasporës

11:05, 07/07/2021

Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës , Hekuran Murati ka bërë të ditur se mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe gjashtë bankave komerciale është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për emetimin e bonove të dedikuara për diasporën.

Vlera e këtyre bonove do të jetë 20 milionë euro.

E bankat komerciale në Kosovë kanë filluar të japin sqarime për qytetarët që duan të investojnë.

NLB Banka si akter primar, do të ofrojë blerjen e bonove përmes programit të shitjes me pakicë në tregun primar e cila lejohet vetëm për personat fizik rezident dhe jo-rezident, që kanë llogari bankare të hapur.

"Në mënyrë që ky emetim të jetë sa më i suksesshëm dhe procesi i shitblerjës së letrave me vlerë të jetë sa më efektiv klientët do të mund të bëjnë blerjen e Bonove të Diasporës përmes rrjetit tonë bankar në të gjithë Kosovës. Shuma minimale për blerje të këtyre boneve është 10 mijë euro, ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro. Shuma totale që është paraparë është 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%" thuhet në njoftim.

Bonot e emeturara nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë investim i garantuar, kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi. Interesi vjetor do të jetë 1.2%, ndërsa për 5 vjet 2.2% në vit.
 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco