​Ankandi i dhjetë i Letrave me Vlerë mbahet më 30 qershor

​Ankandi i dhjetë i Letrave me Vlerë mbahet më 30 qershor

10:06, 24/06/2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 30 qershor do të mbahet ankandi i dhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021, ku do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

 

Sipas MFPT-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco