Mungesa e Gjykatës Komerciale shkaktonte probleme tek bizneset

Mungesa e Gjykatës Komerciale shkaktonte probleme tek bizneset

18:02, 23/06/2021 Nga B.T

Jo pak biznese kanë probleme ndërmjet vete dhe si shkak i numrit të madh të lëndëve shqyrtimi dhe vendosja e tyre  zgjat me vite e dekada nëpër gjykata.

Derisa pas përfundimit të luftës ishte krijuar Gjykata Ekonomike, ajo  gjatë  reformvae në gjykata e prokurori ishte shuar dhe lëndët ekonomike trajtoheshin nga departamentet ekonomike të gjykatave. 

E qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Qëllimi i këtij Projektligji është themelimi, organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Komerciale në Republikën e Kosovës. Ky Projektligj zbatohet ndaj të gjithë personave juridikë dhe fizikë, përfshirë shoqëritë tregtare të përcaktuara në Ligjin në fuqi për Shoqëritë Tregtare, në Republikën e Kosovës të cilët kanë konteste ekonomike ndërmjet tyre.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha për "Syri.net", se  vlerësojnë se themelimi  i Gjykatës Komerciale është një akt i duhur dhe një vneidm i cili do të zgjedhë shumë konteste që presin me vite të tëra në gjykata në mes operatorëve eknomik e institucioneve. 

Ai tregon se në të kaluarën bizneset kanë pritur nga 7 deri në 15 vjet për zgjidhjen e lëndëve. 

Sipas tij tash Gjykata Komerciale duhet ti zgjedhe këto lëndë më shpejt nëse brenda saj do të ketë njerëz profesional nga lëmia juridike e ekonomike që do të promovoj pavarësinë e këtij institucioni, sepse kjo është një mesazh që i dërgon edhe investitorëve të huaj për sigurinë në investime.

"Gjykata Komerciale përpos sigurisë do t'i shkurtoi edhe afatin e zgjidhjes së problemeve, duke tentuar të diciplinoi edhe hartuesit e kontratave për tw cilën  shteti jonë në munges profesionlizmi ka humbur konteste mbi 300 milionë euro në gjykatat ndërkombwtare", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se për këto, do të duhet që të jepet përgjegjësi penale për hartuesit e kontratave në mënyrë jo profesinale në mes institucioneve dhe organizataev publike me kontraktorët privat.

AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt ta hedh në opininon publik ligjin për të dhënë mundësinë profesionistëve dhe institucioneve të ndryshme që të japin mendimet dhe vlerësimet e tyre duke inkorpuruar të gjitha mangësit dhe duke pasuruar ligjin  sa më shumë.

"Themelimi i Gjykatës Komerciale është i mirë dhe i drejtë dhe brenda vitit të duhet të përfundoi në mënyrë që të filloi puna nga ifllimi i vitit 2022", tha Shahini.

Njohësi i çështjeve ekonomike Musa Limani, tha për "Syri.net", se Projektligji për Gjykatën Komerciale është aprovuar në Qeveri dhe pritet të shkoi edhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës për aprovim. 

Profesori tregoi se s’ka dyshim se kjo gjykatë i ka munguar dhe se formimi i saj ka qenë nevojë e kahershme, mungesa e së cilës ka kushtëzuar ngecje dhe ka paraqit probleme dhe zhagitje të zgjidhjeve të konteksteve ndërmjet bizneseve, qoftë të atyre të brendshme, ashtu edhe të atyre të jashtme. 

Ai tha se së pari, këto probleme janë paraqitur nga mungesa e profilizimit të gjyqeve dhe së dyti nga neglizhenca dhe super ngarkesës së gjykatave tjera të shkallës së parë.

"Formimi i kësaj gjykate do të jetë shumë i dobishëm, sepse si gjykatë e specializuar do të rrisë efikasitetin e trajtimeve dhe zgjidhjeve të kontesteve, si për biznese vendore ndërmjet tyre, ashtu edhe për avancimet e investitorëve të jashtëm dhe të diasporës shqiptare", tha Musa Limani. 

Profesori shtoi se pa dyshim, kjo gjykatë do të ndikoj në krijimin e kushteve më të volitshme për të bërë biznesë, si dhe do të paraqes siguri dhe garancë formalo-juridike për investitorët e jashtëm, që paraqet faktorë me rëndësi për tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe të diasporës shqiptare.

Sipas tij duke pasur parasysh kuptimin ekonomik të termit “komerciale”, i sugjerojë grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, po pse jo edhe Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës se, kjo gjykatë nuk duhet të emërtohet “Gjykata Komerciale”, por “Gjykata Ekonomike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco