Kosova e Mali i Zi do të nënshkruajnë heqjen e polisave kufitare, kursehen 2.7 milionë euro

Kosova e Mali i Zi do të nënshkruajnë heqjen e polisave kufitare, kursehen 2.7 milionë euro

19:10, 22/06/2021

Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e polisave kufitare ndërmjet dy shteteve.

Nga kjo marrëveshje, kosovarët do t’i kursejnë  2.7 milionë euro që paguanin çdo vit për të kaluar kufirin malazez.

Sipas burimeve të Syri.net Kosova nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, kjo marrëveshje do të nënshkruhet të shtunën në Podgoricë, ku thuhet se do të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Nga kjo marrëveshje, thuhet se edhe Byroja Kosovare do t’i ketë 800 mijë euro më pak të hyra nga qytetarët e Malit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco